www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qeveria mbetet mbrapa me ligjet e kërkuara nga Raporti i Progresit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 28
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Qeveria mbetet mbrapa me ligjet e kërkuara nga Raporti i Progresit   Mon Jun 07, 2010 12:37 am

Procedimi në Kuvendin e Kosovës i ligjeve që dalin nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian duket se nuk do të shkojë sipas dinamikës së paralajmëruar. Qeveria përmes kryeministrit Hashim Thaçi, kohë më parë, kishte deklaruar se kjo pako e ligjeve do të procedohet në Parlament deri në fund të qershorit, mirëpo shoqëria civile nuk beson se kjo është e arritshme.
Qeveria e Kosovës ka pasur një përqendrim maksimal për ligjet që dalin si kërkesë nga Raporti i Progresit të viti të kaluar thotë zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi. Sipas tij, mbi 90 për qind e këtyre ligjeve janë proceduar tashmë në Kuvend, ose janë në draftin final në Qeveri. Sipas Kuçit, Qeveria ka qenë më e kufizuar në mbulimin e disa prej këtyre ligjeve për arsye buxhetore, por se, para shtatorit, thotë Kuçi, këto ligje do të procedohen në Kuvend.

“Ne kemi punuar me ngulm që t’i dorëzojmë. Dua të them që shumica e ligjeve tanimë janë të proceduara, por, ka edhe ligje që kërkojnë një konsensus, jo vetëm vendor, por, edhe ndërkombëtar dhe, po ashtu, ka ligje që kërkojnë edhe mbulesë buxhetore që në momente të caktuara buxheti ynë nuk mund t’i përfundojë. Por, jam i bindur që ligjet bazike janë proceduar dhe kanë mundësi të mirë që Raporti i Progresit të jetë shumë më pozitiv se vitin e kaluar“, tha Kuçi.


Por, Besnik Ramadani, nga Instituti Demokratik i Kosovës, mendon se nuk është e lehtë, qoftë për Qeverinë, apo, edhe për Kuvendin, që të procedojë me këto ligje. Sipas tij, kërkesat e Raportit të Progresit mbesin sfidë për institucionet kosovare.

“Kjo, për faktin se, si institucionet iniciuese të ligjeve, po ashtu, edhe ato që i hartojnë ligjet dhe i ekzekutojnë, kanë mungesë të madhe profesionale dhe mekanizma adekuat. Tash ekziston edhe plani i veprimit për partneritet evropian dhe për Kuvendin mbetet një udhërrëfyes konkret. Duke marr parasysh procedurat parlamentare që të procedohet në ligj, të miratimit të këtyre ligjeve dhe duke marr parasysh mungesën e kapaciteteve që kanë si komisionet ashtu edhe Kuvendi i Kosovës, është vështirë të shihet progres në këtë drejtim”, ka thënë Ramadani.

Mirëpo, Ibrahim Makolli, deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Aleancës Kosova e Re është i bindur se këto ligje do të procedohen në afat të paraparë në Kuvendin e Kosovës.

“Unë besoj që shumica e këtyre ligjeve do të mund të procedohet deri në fund të vitit, jo vetëm pse kjo kërkohet në Raportin e Progresit, por, pse vendi ka nevojë për ligje. Dhe, në këtë kuadër, disa prej ligjeve prioritare, tashmë, i janë ofruar Kuvendit të Kosovës, por, ka edhe shumë ligje që duhet të kalojnë përmes Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të kompletohet infrastruktura ligjore“, thotë Makolli.

Raporti i Progresit për vitin 2009, kishte paraqitur mungesën e kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës për të shqyrtuar propozim-ligjet dhe për të monitoruar implementimin e tyre. Kryeministri Hashim Thaçi u kishte kërkuar kohë më parë ministrave. që ligjet e kërkuara nga Raporti i Progresit t’i procedojnë në Kuvend më së largu deri në qershor të këtij viti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Qeveria mbetet mbrapa me ligjet e kërkuara nga Raporti i Progresit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Forums directory | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum