www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PD: Bisedimet, vetëm në bazë të parimit të reciprocitetit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 28
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: PD: Bisedimet, vetëm në bazë të parimit të reciprocitetit   Mon Jun 07, 2010 8:37 pm

Partia e Drejtësisë konsideron se bisedimet ndërshtetërore Kosovë-Serbi janë të nevojshme për qytetarët e dy vendeve nga aspekti praktik, mirëpo realisht duhet pritur se ato nuk do të jenë vetëm bisedime për çështje teknike duke e pasur parasysh kontestimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.
Sipas PD, Serbia do të tentojë që në hijen e kërkesave për ndarjen e Kosovës, si zgjidhje të problemit të sigurojë kufizimin substancial të sovranitetit të vendit nëpërmjet statusit të veçantë territorial dhe politik për pakicën Serbe në veri, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e vendit.

“Si masë parandaluese për këto zhvillime të papranueshme PD kërkon nga Kuvendi i Kosovës që si parim themelor për zhvillimin e këtyre bisedimeve të përcaktojë reciprocitetin e plotë me rastin e rregullimit të të drejtave individuale dhe kolektive të komunitetit serb në Republikën e Kosovës dhe komunitetit shqiptar që jeton në Republikën e Serbisë, në pajtim të plotë më konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe për mbrojtjen e minoriteteve. Pa sigurimin e këtij parimi Kosova rrezikon tkurrjen e mëtutjeshme të sovranitetit të saj edhe ashtu dukshëm të kufizuar”, është thënë në nj konferencë për media të kësaj partie. /
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

PD: Bisedimet, vetëm në bazë të parimit të reciprocitetit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum