www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kushtetuta do të zbatohet në gjithë territorin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Kushtetuta do të zbatohet në gjithë territorin   Wed Jun 09, 2010 5:05 pm



Sot, ju mund të ndjeheni të zhgënjyer, sepse sot ka një krizë besimi ndaj politikës. Ju nuk jeni ende plotësisht të sigurt nëse Qeveria e mendon atë që e thotë kur deklaron se do të ballafaqohet drejtpërdrejt me korrupsionin dhe do ta çrrënjosë atë nga sistemi- kanë qenë fjalët e kryeministri Hashim Thaçi drejtuar qytetarëve nëpërmes një video-fjalimi të transmetuar në televizionet nacionale.
“Më vjen keq që nuk ia kemi arritur që t’iu bëjmë të ndjeheni më të sigurt, por ju siguroj se ne nuk e tolerojmë korrupsionin, ashtu siç nuk e toleroni ju. Institucionet e Kosovës, do të jenë në vijën e parë në luftë kundër korrupsionit. Nëse dyshimet aktuale do të dëshmojnë se janë bërë keqpërdorime, ne do të ndërmarrim masa të menjëhershme ndaj atyre që gjenden fajtorë. Kjo është ajo çka ju prisni nga ne dhe çka ne kërkojmë nga vetvetja”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri ka thënë se Qeveria do të punojë me EULEX-in dhe me partnerët të tjerë ndërkombëtarë në ndërtimin e një sistemi të drejtësisë me qasje të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Thaçi ka përmendur se GJND pritet ta japë opinionin e shumëpritur për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka thënë se “çfarëdo që të jetë vendimi, ne duhet të vazhdojmë të ecim përpara dhe ne do ta kemi mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë. Por, ne duhet të përgatitemi për një sfidë të re që vjen nga Beogradi”.

Kryeministri ka thënë se Kosova asnjëherë nuk do të negociojë për pavarësinë apo integritetin territorial, duke qenë se “Kosova është një dhe Kushtetuta e saj do të zbatohet në mënyrë të barabartë përgjatë gjithë territorit të këtij vendi”, dhe se Qeveria e tij “asnjëherë nuk do të pajtohet për t’i rihapur këto çështje, të cilat janë vendosur fuqishëm dhe njëherë e përgjithmonë”.

Kreu u Qeverisë e ka qartësuar orientimin për t’u bërë anëtarë të NATO-s dhe BE-s, dhe në këtë drejtim, Qeveria “është duke punuar me BE-në në përgatitjen e procesit, i cili do të na shpie drejt anëtarësimit dhe unë shpresoj që liberalizimi i vizave do të jetë përfitim i parë kësaj përpjekjeje”.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Kushtetuta do të zbatohet në gjithë territorin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum