www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ndarja e Kosovës as që diskutohet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Ndarja e Kosovës as që diskutohet   Wed Jun 09, 2010 5:07 pm



Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg ka thënë se qëndrimi amerikan mbi statusin e Kosovës së pavarur nuk do të ndryshojë. Steinberg është shprehur se, nuk duhet të ketë paqartësi lidhur me qëndrimin amerikan se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Kjo, sipas tij, “nuk do të ndryshojë”.
Por ndërkohë që punohet për këto çështje afatgjata, Steinbergut, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se ka rëndësi që të ketë njëfarë bashkëpunimi praktik mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, është në interes të të gjithëve zgjidhja e çështjeve të tilla si kufijtë dhe doganat apo telekomi.

“Nëse ndjekim qëndrime pragmatike, pra që palët të bien dakord për të mos qenë dakord për gjithçka, e në të njëjtën kohë të bëjnë gjëra në interes të të gjithë popullit duke çuar në më shumë e jo në më pak bashkëpunim, kjo do të ishte diçka e mirëpritur”, ka porositur ai.

Nënsekretari amerikan i Shtetit iu referua po ashtu zërave që dëgjohen kohët e fundit lidhur me të ashtuquajtura plane për ndarjen e Kosovës. Ai tha se një ndarje as që diskutohet.

Steinberg ka thënë se në Kosovë po bëhet përparim në zgjidhjen e problemeve të brendshme të vendit, megjithëse – sipas tij – ndërtimi i shtetit është një sfidë e vështirë. Megjithatë, Steinberg ka potencuar se liderët e Kosovës duhet të ndërtojnë institucione të forta shtetërore, ndërsa korrupsioni, që sipas tij, është një problem i madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor, “është një problem i veçantë në Kosovë”.

“Prandaj ne duhet të punojmë me ta. Ne kemi një numër programesh në Shtetet e Bashkuara për të fuqizuar sundimin e ligjit atje. Por në tërësi ata mund të vlerësohen me një notë të mirë për përpjekjet e tyre”, ka thënë ai. /Telegrafi/

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Ndarja e Kosovës as që diskutohet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum