www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kosova e Serbia të vendosin vetë për bisedimet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Kosova e Serbia të vendosin vetë për bisedimet   Thu Jun 10, 2010 5:11 pm



Përmbyllja e procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë do t’u hapë rrugën bisedimeve teknike për relaksimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u tha të mërkurën pas një takimi që ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, zhvilloi me homologun e tij nga Sllovenia, Samuel Zbogar.
Diplomati slloven tha se dëshironte që ta shihte edhe Kosovën sa më shpejt të integruar në Bashkimin Evropian. Ai me këtë rast mori si shembull marrëdhëniet e mira që Sllovenia ka tashmë me Kroacinë, duke u preferuar edhe Kosovës dhe Serbisë që të ndjekin shembullin e njëjtë të fqinjësisë së mirë.

Ndonëse raportet e mira fqinjësore janë një prej kritereve kryesore për përfshirjen e vendeve në integrimet evropiane, Zbogar tha se duhet të jenë Prishtina dhe Beogradi palët që e caktojnë agjendën e bisedimeve pa imponime nga jashtë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, përsëriti qëndrimin e Prishtinës zyrtare se Kosova dëshiron të ketë raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Serbinë.

Hyseni tha se bisedimet mund të nisin, por mbi parimin e dy shteteve të barabarta dhe për çështje praktike që nuk kanë të bëjnë me statusin dhe çështjet e brendshme të Kosovës.

Të dy ministrat e jashtëm kanë folur edhe për marrëdhëniet, siç thanë ata, shumë të mira që kanë Kosova dhe Sllovenia, si dhe janë angazhuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. /Radio Evropa e Lirë/Telegrafi/

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Kosova e Serbia të vendosin vetë për bisedimet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum