www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Policia arreston tre persona të dyshuar për korrupsion

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Policia arreston tre persona të dyshuar për korrupsion   Thu Jun 10, 2010 5:12 pm



Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Pejë dhe Ferizaj kanë arrestuar tre persona të dyshuar për përvetësim parash dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
I dyshuari në Rajonin e Pejës është Alush Hoti nga Klina - zyrtar i lartë i Kreditimit Rural të Kosovës, institucion ky mikrofinanciar, i cili thuhet se ka përvetësuar 140 mijë euro para, prej tyre 80 mijë euro ka blerë patundshmëri në Klinë dhe Rugovë.

Reshteri, Nysret Gjurkaj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Pejë tha se pas hetimeve tre mujore të kryera nga Drejtoria për Krime Ekonomike në Pejë, Policia ka arritur ta arrestoi Alush Hotin nga Klina, zyrtar të Kreditimit Rural të Kosovës.
Kurse të dyshuarit e tjerë, një administrator i Gjykatës Komunale në Ferizaj dega në Shtërpce, H.A, dhe një referent ekzekutiv, N.D, kanë përvetësuar 200 mijë euro para duke falsifikuar kontrata të shitblerjes, bëri të ditur Selatin Shabani nga Drejtoria për Krime Ekonomike, në Ferizaj.

“Të dyshuarit, duke e keqpërdorur detyrën, kanë vërtetuar disa kontrata të shitblerjes në territorin e Shtërpcës në mënyrë të falsifikuar”, theksoi Shabani.

Të dyshuarve, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve dhe pritet që ata të dalin nesër para gjykatësit.

Ndryshe, statistikat e policisë flasin për një numër të madh të rasteve të hetimeve për korrupsion vetëm në periudhën pesë mujore të këtij viti. 66 raste janë dërguar në prokurori, ndërkaq, 55 raste janë dërguar në prokurori me raport të veçantë. Numri i të arrestuarve është 12, ndërkaq, numri total për krime ekonomike dhe korrupsion është 65. /RTK/

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Policia arreston tre persona të dyshuar për korrupsion

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum