www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Suedia do të vazhdojë të ndihmojë FSK-në

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Suedia do të vazhdojë të ndihmojë FSK-në   Thu Jun 10, 2010 5:14 pm



Ministri FSK-së, Fehmi Mujota, me bashkëpunëtorë priti zëvendësministrin e Mbrojtjes të Suedisë, Sven Hakan Jevrell, i cili shoqërohej nga Ingrid Johansson, shefe e Zyrës Suedeze në Prishtinë dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Ministri Mujota në fillim falënderoi angazhimet e shtetit të Suedisë në Kosovë, pjesëmarrjen në kuadër të KFOR-it, kontributin e stafit suedezë në kuadër të Ekipit Këshillues të NATO-s të angazhuar në MFSK si dhe për bashkëpunimin e mirë me Zyrën e Suedisë në Prishtinë. Ai njoftoi delegacionin nga Suedia me specifikat e MFSK-së si ministri e integruar, sukseset e arritura në ngritjen e strukturës së FSK-së, nivelin e trajnimeve, arritjen e kapaciteteve të para operacionale, dy fushata të suksesshme të rekrutimit, me pjesëmarrjen më të madhe të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë, që arrin deri në 8.5% pjesëtarëve.

Ai po ashtu foli mbi zhvillimin e bashkëpunimit me shtetet tjera dhe sidomos me vendet fqinje dhe të rajonit. Deri më tash MFSK ka nënshkruar 6 marrëveshje bashkëpunimi me ministrit e mbrojtjes të vendeve të rajonit dhe shteteve tjera mike. Me këtë rast ministri Mujota shprehi interesimin e MFSK-së për të filluar përgatitjet e procedurave për hartimin e draft dokumenteve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit edhe me Ministrinë e Mbrojtjes së Suedisë. Po ashtu ministri Mujota shprehi kërkesën për angazhimin e Suedisë që edhe Kosova të jetë e pjesëmarrëse në mekanizmat rajonal të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Duke u falënderuar për pritjen e ngrohtë, zëvendësministri Sven Hakan Jevrell konfirmoi vazhdimin e pranisë ushtarake të Suedisë përkundër procesit të zvogëlimit të trupave të KFOR-it në Kosovë. Ai po ashtu shprehu kënaqësinë për arritjet e Kosovës dhe veçanërisht ato të FSK-së, duke ju përmbajtur standardeve të larta të punës si dhe angazhimin e suksesshëm të minoritarëve në radhët e FSK-së. Duke folur për rëndësinë e integrimit të rajonit në strukturat evropiane ai theksoi se edhe integrimi i Kosovës në këto struktura është në interes të tërë rajonit. Duke premtuar vazhdimin e ndihmave edhe më tej për FSK, ai shprehu gatishmërinë se fillimi përgatitjeve për nënshkrimin e marrëveshje në mes të dy ministrive do të jetë prioritet i ynë. /Telegrafi/

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Suedia do të vazhdojë të ndihmojë FSK-në

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum