www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Jemi në fazën e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Jemi në fazën e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur   Thu Jun 10, 2010 5:15 pm




Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se procesi i pavarësisë së mbikëqyrur po përmbyllet, ndërsa institucionet e Kosovës janë të gatshme të marrin të gjitha përgjegjësitë, përfshirë këtu edhe ato të luftës kundër korrupsionit.
“Jemi në fazën e rëndësishme të përmbylljes së procesit të pavarësisë së mbikëqyrur sipas planit të presidentit Ahtisaari. Tanimë institucionet e Kosovës janë forcuar dhe konsoliduar për t’i marrë të gjitha përgjegjësitë që u takojnë, për të ushtruar ligjshmërinë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të thelluar reformat demokratike qoftë në politikë, qoftë në legjislacion, qoftë në ekonomi”, ka thënë kryeministri në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke shtuar se tashmë po hapet një kapitull i ri, kapitulli i integrimit të Kosovës në NATO dhe BE.

Kreu ekzekutivit ka thënë se Kosova është në prag të shpalljes së opinionit të shumëpritur të GJND-së, mirëpo, sipas tij, pavarësisht nga vendimi i gjykatës, për Kosovën do të ketë vetëm ecje përpara, do të ketë njohje të reja dhe do të ketë një afrim edhe më të madh për t’u integruar edhe në NATO edhe në BE, por edhe në OKB.

Thaçi ka ripërsëritur se do të do të vazhdojë të jetë “në ballë të luftës kundër të keqes”, ndaj të cilës do të jetë pa kompromis, duke qenë se të gjithë “janë të barabartë para ligjit” dhe “respektimi i plotë i ligjit është detyrë imediate e të gjithëve”. /Telegrafi/

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Jemi në fazën e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum