lola Përgjegjës b> font> i Forumit b> font>


Numri i postimeve : 29035 Data regjis. : 05/11/2009 Age : 28 Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)
 | Titulli: Pas GJND-së merremi me Kosovën Sat Jun 12, 2010 9:34 pm | |
|  Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, ka deklaruar se është ende herët të shtrohet pyetja nëse Serbia duhet ta pranojë Kosovën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ai ka thënë se fillimisht duhet pritur mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Kjo është një pyetje e parakohshme, sikur që do të ishte përgjigja ndaj kësaj pyetjeje. Tashmë ekziston një proces i hapur juridik që është nisur në GJND, në Hagë. Duhet pritur vendimin e Gjykatës, duhet parë si do të deklarohet, dhe pastaj të shohim se çfarë duhet bërë”, ka thënë ai për REL. Degert ka përsëritur qëndrimin e komesarit evropian për Zgjerim, Stefan Fule, se Kosova dhe afrimi i Serbisë me BE-në, janë dy rrugë të ndara, mirëpo ka potencuar se Bashkimi Evropian funksionon në bazë të parimit të konsensusit. “Këto dy çështje janë procese paralele që bashkërisht ecën përpara, dhe duhet të ecin përpara. Megjithatë, mënyra e punës e Bashkimit Evropian është e tillë, që kërkon konsensusin e të gjitha shteteve anëtare. Me kalimin e kohës, duhet të gjejmë zgjidhje që do të kënaqte që të gjitha 27 shtetet anëtare, ngase për këtë gjë nevojitet konsensus”, ka thënë Degert. Ambasadori britanik në largim, në Beograd, Stephen Wordworth ditë më parë kishte deklaruar se, Kosova dhe aderimi i Serbisë në BE më nuk janë dy rrugë të ndara, dhe se insistimi i Beogradit për bisedime të reja për statusin e Kosovës do ta kishte konfrontuar atë me 22 shtete anëtare të BE-së që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Deklarata të ngjashme kanë dhënë edhe përfaqësuesit e Gjermanisë, Suedisë si dhe shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner. /Telegrafi/ _________________________________________________________________________ |
|