www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MPB: Raporti i Departamentit të SHBA-ve, vlerësim real

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: MPB: Raporti i Departamentit të SHBA-ve, vlerësim real   Wed Jun 16, 2010 5:21 pm



Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, e ka vlerësuar si real raportin e Departamentit të SHBA-ve për gjendjen e trafikimit të qenieve njerëzore në botë, ku Kosova cilësohet si burim, transit dhe destinacion për gratë dhe fëmijët që i nënshtrohen trafikimit njerëzor, sidomos prostitucionit të detyruar dhe detyrimit të fëmijëve për të lypur.
Koordinatori nacional kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili theksoi të martën në një konferencë për media, se kategorizimi i shtetit tonë dhe rangimi në pozitën e dytë nënkupton “sukses për institucionet tona”, sepse – sipas tij – “tregon që vlerësimi për institucionet tona në tentim të ngritjes së kapaciteteve edhe në drejtim të parandalimit, edhe në drejtim të ndjekjes dhe të mbrojtjes së viktimave të trafikimit është duke u bërë me sukses”.

Në këtë kategori, sipas Xhelilit, hyjnë edhe disa shtete të Bashkësisë Evropiane. “Për ta bërë një krahasim dhe për ta patur një pasqyrë më të qartë për nivelin dhe rangun e kategorizimit siç janë Zvicra, Greqia, Hungaria, Lituania, Estonia, Maqedonia, Shqipëria dhe në shtete të tjera të regjionit”.

“Duke e patur parasysh se krimi i organizuar në të cilën kategori hyn edhe trafikimi është krim me përmasa jo vetëm nacionale, por edhe regjionale, atëherë normalisht që puna e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe përkushtimi i tyre në luftë të përbashkët kundër trafikimit jep edhe rezultate më të suksesshme”, tha ai.

Pyetja e parë dhe kryesorja, sipas Xhelilit, është se a është Kosova burim i trafikimit?, që është një pyetje, siç u shpreh ai, që na ka brengosur të gjithëve. “Sipas të dhënave statistikore me të cilat disponon shteti ynë, Kosova nuk është burim i trafikimit. Nga asnjë shtet të BE-së, ne nuk kemi marrë zyrtarisht asnjë kërkesë për të kthyer ndonjë viktimë të trafikimit që është identifikuar si qytetar i shtetit tonë”, tha ai.

“Mund të quhet që shteti ynë është vend transit i trafikimit dhe vijat e qarkullimit për trafikim kalojnë edhe nëpër shtetin tonë, por fatmirësisht ngritja e kapaciteteve dhe cilësisë së shtetit tonë është duke ndikuar që ai numër i viktimave të trafikimit të jetë në rënie, derisa jam duke folur për të dhënat e shtetit tonë”, duke theksuar se ai nuk është duke folur “për të dhënat që i japin shoqatat apo individët pa u bazuar në të dhëna të institucioneve shtetërore”.

Xhelili ka folur për një sërë masash që janë ndërmarrë si dhe një sërë të arriturash në këtë fushë, ndërsa ka theksuar se beteja institucionale ndaj këtyre dukurive vazhdon.

“Vlerësojmë se raporti i Departamentit të SHBA-ve ishte një vlerësim real, përjashto fjalinë fillestare bombastike ku të gjithë janë lidhur për këtë fjali dhe ndoshta nuk e kanë patur durimin që të lexojnë raportin deri në fund, i cili pasi të lexohet me kujdes, edhe në këtë raport prezantohet suksesi i institucioneve të Kosovës dhe seriozitetin në qasjen ndaj kësaj dukurie”, theksoi ndër të tjera koordinatori nacional kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili. /Telegrafi/

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

MPB: Raporti i Departamentit të SHBA-ve, vlerësim real

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum