www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Franca kundër ndarjes apo bisedimeve për status

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Franca kundër ndarjes apo bisedimeve për status   Wed Jun 16, 2010 5:24 pm



Në takimin e përbashkët mes grupeve të miqësisë ndërmjet Francës dhe Kosovës, të krijuar në parlamentet e dy vendeve, anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Sabri Hamiti, i cili është edhe kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Francë, është shprehur i bindur se Franca mund ta ndihmojë Kosovën në procesin e integrimeve evropiane dhe të njohjes, sidomos të ndikojë te Spanja dhe Rumania që ta bëjnë këtë.
Hamiti ka vlerësuar se Kosova sot ka nevojë edhe për mbështetje ekonomike, si dhe për mbështetje politike, sidomos për sa i përket anëtarësimit, qoftë edhe si vëzhgues, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kryesuesi i Grupit parlamentar të miqësisë Francë –Kosovë, Christian Menard, është shprehur i impresionuar me të arriturat e Kosovës, duke pohuar qartë se shteti francez është i përkushtuar ta mbështesë Kosovën në shumë plane. Ai me këtë rast ka përkujtuar qëndrimin e shprehur qartë të presidentit, të kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm francez, se Franca është kundër çfarëdo bisedimi për statusin e Kosovës apo për ndarjen e saj. Ai është shprehur se Serbia, nëse synon integrimin evropian, doemos duhet të bashkëpunojë dhe ta njohë shtetin e Kosovës.

Menard ka parë shumë mundësi bashkëpunimi me Kosovën , si në lëmin e bujqësisë, të komunikacionit ajror, të arkeologjisë etj., e sidomos të këmbimeve të ekspertëve e të studentëve, duke shfaqur interes për mësimin më të dendur të gjuhës frënge nga të rinjtë e Kosovës. “ Ju keni luftuar për çlirimin e Kosovës, prandaj besoj se e keni vullnetin dhe përkushtimin edhe për ta zhvilluar Kosovën “ ka thënë parlamentari francez. /Telegrafi/

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Franca kundër ndarjes apo bisedimeve për status

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum