www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vetëvritet aktori i njohur Bekim Fehmiu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Vetëvritet aktori i njohur Bekim Fehmiu   Wed Jun 16, 2010 5:27 pm



Beograd, 15 qershor - Në moshën 74-vjeçare në Beograd vdiq sot Bekim Fehmiu, ikona e filmit që arriti famë botërore. Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen “Zvezdara” në Beograd, njoftuan mediat serbe. Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se mendohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, pasi Fehmiu ka vdekur nga arma e regjistruar në emrin e tij.

Familjarët e tij në Prishtinë e kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e tij.

Bekim Fehmiu ishte me prejardhje nga një familje e ngritur intelektuale dhe patriotike nga Peja. Ai u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga vitit 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviq. Famën e arriti me filmin ”Mbledhësit e puplave” të Aleksandar Petroviqit, në vitin 1967.

Karrierën e ka zhvilluar jashtë, dhe sidomos në Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino Laurentiso.

Ka bashkëpunuar edhe me John Huston, Avo Gardner, Charelaux Azbavuron dhe të tjerë.
Me aktrimin nuk merrej që prej vitit 1987, në shenjë proteste për histerinë antishqiptare që zhvillohej nga Beogradi.

Ka fituar shumë shpërblime, mes tjerash edhe “Arenën e Artë” në festivalin jugosllav të filmit, në Pulë, për rolin e Halil Begut në filmin “Roy”.

Ka qenë i martuar me Branka Petriqin, me të cilin ka pasur dy djem - Hedonin dhe Uliksin. Ky i fundit është gjithashtu aktor dhe këngëtar dhe rolin e fundit të madhe e ka pasur në filmin “Nesër në mëngjes”, të Oleg Novakoviqit.

Në prill të vitit 2001 e botoi autobiografinë “Shndritshëm dhe tmerrshëm”, të cilën në fakt e kishte shkruar në vitin 1985.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Vetëvritet aktori i njohur Bekim Fehmiu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum