www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Universitetet dhe kolegjet do të pranojnë sivjet rreth 18 mijë brucoshë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Universitetet dhe kolegjet do të pranojnë sivjet rreth 18 mijë brucoshë   Sat Jun 19, 2010 5:36 am



Prishtinë, 18 qershor – Dy universitetet publike dhe kolegjet e institutet jopublike do të mund të pranojnë në vitin e ri akademik deri në 18 mijë studentë të rinj.
Për këto vende, numrit të konkurrentëve i janë shtuar sivjet më shumë se 16 mijë nxënës që kanë përfunduar me sukses testin e maturës. Mundësi më të madhe regjistrimi për ta ka krijuar Universiteti i Prishtinës, i cili tashmë është përcaktuar për numrin e indekseve që do të shpërndajë. Janë rreth 10 mijë sish.
Mirëpo, numri mund të zvogëlohet nëse në javën e parë të korrikut Agjencia e Akreditimit nuk do t’ia akreditojë ndonjë program, ose edhe mund të rritet nëse Ministria e Arsimit vendosë të shpërfillë, sikurse edhe viteve të shkuara, propozimet që dërgon universiteti.
Bajram Berisha, prorektor për mësim në UP, ka theksuar se kapacitetet e të 17 njësive akademike nuk janë më të mëdha sesa për të pranuar kaq “brucoshë”.
“Propozimet kanë ardhur nga fakultetet. I kemi në tavolinë. Ka mbetur që njëherë ne të diskutojmë në nivel të menaxhmentit të universitetit dhe pastaj t’i përcjellim në Ministri, për miratim”, ka thënë prorektori Berisha. “Propozimi është për rreth 10 mijë studentë, por kjo është e varur edhe nga procesi i akreditimit, sepse një pjesë e fakulteteve tona janë në proces të akreditimit, dhe në qoftë se për arsye të ndryshme ndonjë nga programet nuk do të akreditohet, atëherë ne nuk shpallim konkurs për to”, ka shtuar ai.
Vitin e kaluar Ministria e Arsimit pati marrë vendim që universiteti publik të regjistrojë 10.940 studentë, pavarësisht pse Senati i UP-së i kishte propozuar që ky numër të ishte jo më i madh se 7.935.
Por, në këtë ministri kanë theksuar se sivjet vendimi i tyre për numrin e studentëve të regjistruar mund të jetë i ngjashëm me propozimet që sjell UP-ja.
“Nëse UP-ja del me propozim për rreth 10 mijë studentësh të rinj që do të regjistrojë në vitin e ardhshëm akademik, atëherë besoj se nuk do të pësojë rritje të madhe ky numër”, ka thënë Avdulla Alija, drejtor në Departamentin e Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit. “E dimë se një pjesë relativisht e madhe e programeve të UP-së është në proces akreditimi dhe paraprakisht duhet pritur rezultati. Pastaj, Ministria vendos”.
Në proces akreditimi janë programe të Fakultetit Filozofik, të Mjekësisë, atyre të Filologjisë, të Edukimit, të Arteve, të Shkencave Matematike-Natyrore, si dhe të Fakultetit të Shkencave Aplikative në Ferizaj.
Mirëpo, procesi i akreditimit nuk pritet të përfundojë para javës së parë të korrikut, kurse së paku një javë do të marrë edhe përgjigjja e Ministrisë ndaj propozimeve të bartësve publikë.
Basri Muja, ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv në Agjencinë e Akreditimit, ka thënë se disa raporte të ekspertëve për fakultetet tashmë janë gati dhe ato do t’i prezantohen Bordit të Agjencisë për aprovim.
“Bordi do ta mbajë mbledhjen më 7 korrik, dhe aty do të vendoset edhe për programet e universitetit publik që janë në proces të akreditimit, edhe për bartësit privatë të arsimit të lartë”, ka saktësuar Muja. “Ajo që mund të them është se ka përmirësime substanciale edhe te publiku, e edhe te privatët”.
Institucioneve private të arsimit të lartë iu ishte dhënë leje vjet për të regjistruar studentë, pas një viti pezullimi. Gjashtë institucioneve të akredituara si kolegje – “AAB-Riinvest”, “Fama”, “Iliria”, “UBT”, “Victory” dhe “Instituti për studime të menaxhmentit internacional” – mund të pranonin bashkërisht deri në 4.200 studentë, secili nga 700, ndërkaq institutet – “Biznesi”, “Universum” dhe “Pjetër Budi” – 750 studentë të tjerë, meqë secilit prej atyre i është lejuar të rekrutojë më së shumti 250 sish.
Edhe sivjet pritet që numri i gjithëmbarshëm i të rekrutuarve në kolegje e institute të mos kalojë numrin 5 mijë.
Ndërkaq, Universiteti i Prizrenit, institucion ky i arsimit të lartë publik, që do të startojë prej këtij viti, do të pranojë deri në 3 mijë studentë.
Avdulla Alija i Ministrisë së Arsimit ka lënë të kuptohet se ky numër nuk do të tejkalohet. Sipas tij, në shumë prej programeve të privatëve nuk është plotësuar ky numër.
Ai po kështu ka bërë të ditur se Universiteti i Prizrenit do të propozojë numrin e studentëve të rinj, e pastaj ministria do të marrë vendimin. Ndërkaq, ka lënë të hapur mundësinë që në një të ardhme të afërt të bëhet liberalizimi i kuotave.
“Liberalizimi i kuotave është një qasje për të cilën flitet shumë. Liberalizimit i duhet një rritje në përfshirje, e që ne çdo vit e kemi bërë këtë”, ka thënë Alija. “Sa ta kemi funksional Universitetin e Prizrenit, edhe çështja e liberalizimit të kuotave mund të jetë e realizuar”.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Universitetet dhe kolegjet do të pranojnë sivjet rreth 18 mijë brucoshë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum