www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sejdiu takohet me “Veteranët e Kosovës” në Malavi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Sejdiu takohet me “Veteranët e Kosovës” në Malavi   Sun Jun 20, 2010 12:27 am



Mulanje, 19 qershor - President i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në ditën e dytë të vizitës shtetërore që po i bën Malavit, vizitoi kompaninë më të madhe të prodhimit të çajit në këtë shtet, “Smallholder”, në qytetin Mulanje. Edhe në këtë mjedis, Sejdiu qëndroi bashkë me presidentin e Malavit, Bingu wa Mutharika, ndërsa pritja që ishte e organizuar për ta ishte mbresëlënëse. Përveç drejtuesve të kësaj kompanie me renome në tregun afrikan, në këtë manifestim ishin të pranishëm ministra të Qeverisë së Malavit, deputetët të Asamblesë Nacionale të Malavit, udhëheqës lokalë etj.
Shoqëritë artistike të Mulanjes, gjatë tërë kohës së qëndrimit të presidentëve në këtë kompani, shfaqën një program të larmishëm me këngë, valle dhe rituale tradicionale të Malavit, duke krijuar një ambient shumë miqësor.
Pa dyshim, aktiviteti kryesor ishte adresimi në Asamblenë Nacionale të Republikës së Malavit. Edhe këtu Presidentit Sejdiu iu bë një pritje e veçantë nga Kryetari i Asamblesë Nacionale, Henry Chimunthu Banda. Në oborrin e Asamblesë, presidenti Sejdiu mbëltoi një fidan, ndërsa pastaj paraqiti fjalën e tij në një seancë solemne të Asamblesë, duke shprehur falënderimin e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për njohjen e pavarësisë.
Në orët e pasdites, presidenti Sejdiu pati një takim me “Veteranët e Kosovës”, siç cilësohen në Malavi të gjithë civilët, eprorët, ushtarët dhe policët e këtij vendit, të cilët kanë shërbyer në misionet paqësore në Kosovë.
“Unë gjithmonë kam besuar se një ditë do të takohemi këtu për t’ju dhënë një falënderim të madh për kontributin e madh që keni dhënë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Kam besuar në vendimin e madh të presidentit Mutharika që t’iu dërgojë ju në Kosovë, kam besuar në vullnetin tuaj që të jeni pjesë e proceseve të mëdha për Kosovën, kam besuar në njohjen e madhe që i është bërë Kosovës nga vendi juaj”, u tha Sejdiu eprorëve të lartë ushtarakë dhe policorë, si dhe pjesëtarëve të tjerë të ushtrisë dhe të policisë së Malavit, të pranishëm në këtë takim.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Sejdiu takohet me “Veteranët e Kosovës” në Malavi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum