www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Delegatët e Kaçanikut”, në pritje të statusit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 28
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: “Delegatët e Kaçanikut”, në pritje të statusit   Sun Jun 20, 2010 11:03 am

Feride Hyseni ende e kujton kohën kur e kishte lëshuar Kosovën dhe për pesë muaj nuk ishte parë me fëmijët e saj.

Nuk kishte dalë jashtë vendit për të bërë pushime, as për t’u trajnuar, e aq më pak për të bërë seminar. Ajo ishte shtrënguar të kalonte në ilegalitet, sepse bashkë me dhjetëra kolegë delegatë të Kuvendit të Kosovës kishte nënshkruar Deklaratën e 2 Korrikut, e më pas kishte mbështetur Kushtetutën e Kaçanikut, e cila e bënte Kosovën njësi të barabartë me republikat e tjera të ish-Federatës jugosllave.
Dy vjet kishte jetuar në Slloveni dhe tre vjet të tjerë në Maqedoni, vetëm për të mos u rënë në duar pjesëtarëve të sigurimit të brendshëm serb.
Të njëjtin fat e kishin përjetuar edhe delegatët e tjerë të vitit 1990.
Edhe pse të shpërndarë në shumë shtete, grupi i tyre, kishte arritur t’i nxirrte amendamentet kushtetuese, të cilat e definonin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Pas më tepër së një dekadë, një strukturë krejt tjetër e politikanëve, arriti të sistemohej në Kuvendin e Kosovës. Ata që sot njihen edhe si “deputetë të pavarësisë”, në fillim të këtij muaj, u treguan egoistë karshi pararendësve të shekullit të kaluar. Miratuan Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, por në të nuk i përfshinë ish-delegatët. Hyseni është befasuar kur ka dëgjuar për këtë gjë. Ajo kishte besuar në premtimet që u ishin bërë nga udhëheqësit shtetërorë, se kategoria e tyre do të trajtohej njësoj sikur ajo e deputetëve të pasluftës.
“Vitin e kaluar, me rastin e përvjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut, shumë prej delegatëve, sepse një pjesë e tyre tash nuk janë gjallë, jemi takuar me presidentin Fatmir Sejdiu dhe aty na është dhënë premtimi se ne do të përfshihemi në Ligjin për të drejtat e deputetëve. Kemi shpresuar dhe besuar se kështu do të ndodhte, por kur u miratua ligji në Kuvend e pamë që ne nuk jemi të përfshirë në të”, shpjegon Hyseni.
Ajo e pranon se ndihet e zhgënjyer dhe se ka drojë që “tash është bërë vonë për t’u rregulluar diçka”.
“Absolutisht na është bërë një e padrejtë e madhe. Ne ia kemi bërë një gurë themelit të ndërtimit të shtetit, prandaj nuk është e drejtë që pushtetarët e tashëm të sillen padrejtësisht ndaj nesh”, thotë ajo. “Kam kontaktuar me dy-tre kolegë dhe jemi duke e shqyrtuar mundësinë që t’i drejtohemi presidentit me kërkesën që ta ndalojë ligjin dhe të insistojë që edhe ne delegatët të kemi të drejtë t’i përfitojmë pensionet ashtu si edhe deputetët e tjerë”.
Në adresë të presidentit tashmë kanë shkuar dy kërkesa që Ligji për deputetët të rikthehet në Kuvend. Mbi 10 organizata joqeveritare, përmes një letre të hapur, kanë shprehur bindjen se versioni i fundit i Ligjit të miratuar në Kuvendin e Kosovës, është i dëmshëm për taksapaguesit e vendit. Vërejtjen kryesore e kanë adresuar pikërisht te neni 22, i cili e përcakton të drejtën e deputetëve për të fituar pension suplementar. Në këtë nen specifikohet: “Deputeti, pas përfundimit të mandatit, ka të drejtë për pension suplementar, nëse detyrën e deputetit në një mandat e ka ushtruar më gjatë sesa gjysma e kohëzgjatjes së mandatit të përcaktuar me ligj dhe e ka mbushur moshën 50 vjeç”.
Xhavit Beqiri, këshilltar për media i presidentit Sejdiu, ka deklaruar se presidenti do ta shqyrtojë me kujdes këtë ligj dhe se brenda afateve të përcaktuara kohore do të dalë me qëndrim zyrtar.
“Presidenti Sejdiu do të dalë me qëndrim rreth ligjit në fjalë, tek pasi ta ketë shqyrtuar atë”, ka thënë ai.
Së fundmi, edhe Bashkimi i Pensionistëve dhe i Invalidëve të Punës, ka vendosur të kërkojë nga presidenti ndalimin e Ligjit për deputetë, për shumë arsye. Në njërën prej tyre, specifikohet diskriminimi që u është bërë delegatëve të viteve ’90.
“Është johumane karshi deputetëve të sistemit të kaluar për të cilët nuk mund të konstatohet dhe të thuhet se kontributi i tyre nuk është mishëruar në të gjitha të mirat materiale të periudhës që lamë pas”, thuhet në letrën e të nënshkruar nga kryetari Ramë Alihajdaraj.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, Bahri Hyseni, thotë se çështja e ish-delegatëve pritet të rregullohet me ligj të veçantë.
“Edhe ne në Komision kemi menduar se duhet përfshirë delegatët në Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, por më vonë kemi ardhur në përfundim se për ta duhet përgatitur një ligj i veçantë.
Nuk mund të flas për kohën se kur mund të iniciohet procedura për nxjerrjen e një ligji të tillë, por me rëndësi është se në ligj është përcaktuar se duhet nxjerr një ligj për ta”, thekson ky deputet.
Anëtari i të njëjtit komisionin parlamentar, Armend Zemaj, i sheh të arsyeshme pakënaqësitë e delegatëve. Ditën kur është miratuar ligji në Kuvend, ai ka kërkuar edhe në emër të LDK-së, që t’u njihej statusi i deputetëve të legjislaturave të viteve ’90. Mirëpo, me gjithë mbështetjen e LDK-së, kjo e drejtë nuk është arritur të sigurohej.
“Deputetët e viteve ’90 kanë bërë punë të madhe, prandaj e meritojnë një trajtim adekuat nga ana e institucioneve”, shprehet Zemaj.
Një deputet tjetër, që nuk parapëlqen t’i përmendet emri, tregon se në Komisionin për legjislacion nuk është shqyrtuar vetëm çështja e delegatëve të ‘2 Korrikut’ por edhe e deputetëve të dalë nga zgjedhjet e para shumëpartiake, të vitit 1992.
“Është debatuar gjatë se si duhet trajtuar këtë kategori të deputetëve. Mirëpo, përfundimisht, edhe me rekomandime të jashtme, është arritur pëlqimi që ata të mos përfshihen në Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve”, thotë ky deputet.
Sabri Hashani, si pjesëmarrës në aktin e miratimit të “Deklaratës së 2 Korrikut” dhe të Kushtetutës së Kaçanikut, konsideron se ligjvënësit e tashëm nuk është dashur të tregohen të padrejtë ndaj tyre.
Ai rikujton se nuk ka qenë e lehtë të veprohet në rrethana të jashtëzakonshme çfarë kanë qenë në fillimvitet ‘90.
“Rreth pesë vjet kam jetuar pa familje. Jam kthyer me pranga në duar nga Shkupi, në fund të vitit 1994, bashkë me mbi 20 delegatë të tjerë”, kujton Hashani. Ky ish-delegatë, së paku ndihet krenar që bashkë me delegatët e tjerë, kanë arritur ta bëjnë një kthesë historike për vendin. “Ne jemi ata që përmes akteve juridike arritëm ta artikulojmë vullnetin e qytetarëve, për të jetuar në shtet të pavarur dhe sovran”, shprehet ai. Hashani e konsideron si satisfaksion moral, nëse Kuvendi i Kosovës, një ditë do ta rregullojë me ligj statusin e tij. Ka vendosur të presë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

“Delegatët e Kaçanikut”, në pritje të statusit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum