www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sovraniteti nënkupton edhe të drejtën për t’u bashkuar me Shqipërinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 28
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Sovraniteti nënkupton edhe të drejtën për t’u bashkuar me Shqipërinë   Tue Jun 22, 2010 6:41 am

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti pohoi se nuk mund të bëhet kurrfarë integrimi në Bashkimin Evropian dhe as nuk mund të sigurohet ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara përderisa shteti i Kosovës ka pavarësi formale e nuk ka sovranitet.

Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti pohon kanë vendosur të marrim pjesë në zgjedhje, meqenëse është urgjente që gjatë këtyre një apo dy viteve pavarësisë t'ia shtojmë sovranitetin, ndërsa shprehu bindjen se nuk do të ketë pengesa të cilat do të jenë vendimtare dhe të cilat do t’ua pamundësojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje .

Sipas Kurtit sovraniteti nënkupton të drejtën e Kosovës për kontrollin e resurseve natyrore dhe të kapaciteteve ekonomike, nënkupton të drejtën e Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë, nënkupton të drejtën e Kosovës për ushtri, nënkupton mospasjen e strukturave paralele të Serbisë dhe integritetin territorial.

Lideri i “Vetëvendosjes” thotë se mjeteve të deritanishme për luftimin e planit të Ahtisaarit si një plan i cili e bosnjëzon Kosovën, po ia shtojnë edhe mjetet institucionale.

“Pra, nuk është se ne po asimilohemi brenda insitucioneve të sistemit, por ne po ia marrim insitutcioneve të sistemit mjetet shtesë për ta luftuar në mënyrë më efikase këtë plan. Ne nuk kemi nevojë për decentralizim mbi baza etnike, por kemi nevojë për decentralizim qytetar. Sidoqoftë, kësaj duhet t’i paraprijë sovraniteti”, shprehet ai.

Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për një tjetër lloj shteti të Kosovës, për shtet të Kosovës, që është në shërbim të qytetarëve.

Kurti sqaroi se janë duke bërë ristrukturimin e “Vetëvendosjes”, dhe kanë përpiluar statutin e tyre, ndërsa njoftoi se po përgatiten për hartime të detajuara të programeve për politika dhe pas disa muajve do t’i kenë zgjedhjet e brendshme.

Duke folur për veriun e vendit dhe duke theksuar masat që duhet ndërmarrë, Kurti tha se është problem i trefishtë: politik, i sigurisë dhe ekonomik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Sovraniteti nënkupton edhe të drejtën për t’u bashkuar me Shqipërinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum