www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Genta, Zanfina, Agnesa, Adelina, tifoze të ekipeve të ndryshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Genta, Zanfina, Agnesa, Adelina, tifoze të ekipeve të ndryshme   Tue Jun 22, 2010 9:15 pm

Tifoze të kujt janë Genta, Zanfina, Adelina e Agnesa?! Edhe pse merren kryesisht me muzikë, ka raste kur bëhen tifoze të ekipeve të caktuara. Megjithatë, këngëtaret kosovare adhurojnë ekipet më shumë për lojtarët që luajnë në to.
Genta Ismajli, Zanfina Ismajli, Adelina Berisha, Agnesa Vuthaj flasin për Kampionatin Botëror dhe parashikimet e tyre për garën në Afrikën e Jugut. Këngëtarja Genta Ismajli thotë se ajo nuk do të ketë shumë kohë për ta parë Kampionatin, sepse do të ketë shumë angazhime gjatë kësaj vere. "Mirëpo, do të bëj tifo për Italinë, pasi më pëlqen edhe ekipi i Milanos, edhe pse nuk e di se me cilin ekip dhe cilët lojtarë do të paraqitet Italia në Kampionatin Botëror".
Zanfina Ismajli tha se është një adhuruese e ekipit të Portugalisë dhe shpreson që kapiteni i kësaj skuadre, Cristiano Ronaldo të ngrejë Kupën e Botërorit "Sivjet do të jem një tifoze e flaktë e Portugalisë. Edhe pse kam shumë pak kohë për ta ndjekur për shkak të angazhimeve, do të bëj tifo për këtë kombëtare për shkak se në të luan Cristiano Ronaldo", tha Zanfina.
Bukuroshja kosovare, Agnesa Vuthaj ka dy ekipe që parapëlqen të fitojnë Botërorin. "Preferoj dy ekipe - Anglinë dhe Gjermaninë. Janë ekipe, të cilat mendoj se do paraqiten më të kompletuara dhe më luftarake për të luftuar për titullin".
Nga ana tjetër, këngëtarja Adelina Berisha thotë se do të bëjë tifo për Brazilin, sepse për këtë ekip luan njëri prej lojtarëve të preferuar të saj. "Pra, bëj tifo për Brazilin, sepse në të luan mesfushori kreativ i Real Madrid, Leite Kaka, i cili lojtar më pëlqen shumë", tha Berisha. Transmeton Bluetooth
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Genta, Zanfina, Agnesa, Adelina, tifoze të ekipeve të ndryshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum