www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Negociatat për Kosovën në shtator?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 28
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Negociatat për Kosovën në shtator?    Wed Jun 23, 2010 5:44 am



Reputacioni i përmirësuar i Serbisë, gatishmëria e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor për të bashkëpunuar si dhe dëshira e BE-s se një rajon i qëndrueshëm mund të bëhet pjesë e saj integruese, në mënyrë të pashmangshme do ta sjellin Prishtinën dhe Beogradin në një tavolinë.
Negociatat për statusin e Kosovës mund të fillojnë në shtator, menjëherë pas shpalljes së pritshme të vendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, që pritet të shpallet më 22 korrik. Marrëveshja duhet të arrihet para se Serbia të anëtarësohet në BE, sepse askush nuk dëshiron “konflikte të reja të ngrira”, transmeton “Zëri” një shkrim të gazetës serbe, “Blic”, e cila iu referohet burimeve të saja të “mirinformuara”.

“Pas mendimit të dhënë nga GJND-ja mbi pavarësinë e Kosovës, unë nuk pres ndonjë lëvizje radikale as në favor të Prishtinës e as në favor të Beogradit, por pres që dëshirat e Beogradit dhe Prishtinës janë të menduara tërësisht për një përpjekje për të arritur një kompromis. Natyrisht se ky duhet të jetë një proces. Unë besoj se faktori përgjegjës ndërkombëtar e kupton se të dyja palët duhet të fitojnë e të humbin diçka nëse dilet nga një konflikt i ngrirë “, thotë Sonja Licht, Presidente e Këshillit të
Politikës së Jashtme në Ministrin e Jashtme serbe, për gazetën “Blic.

‘Vendet që e kanë njohur Kosovën nuk do ta ndërrojnë qëndrimin e tyre. Mirëpo, është e vërtetë që një numër shumë i madh i shteteve nuk e kanë njohur Kosovën, përfshi edhe pesë shtete të BE-së. Në anën tjetër, BE-ja dëshiron që i tërë Ballkani perëndimor të integrohet”, sqaron Licht.

Sipas fjalëve të saja, qëndrimi i BE-së karshi rajonit duhet të varet në masë të madhe nga mënyra se si vepron rajoni. Licht insiston se asocimi i Serbisë me BE-në dhe Kosovën kurrë nuk ka qenë i ndarë në kuptimin e stabilizimit të rajonit.

Piero Fassino, deputet në Parlamentin Italian me iniciativën e së cilit është miratuar një deklaratë që udhëzon Ministrin e Jashtëm italian, Franco Frattini që të sugjerojë një plan për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, për “Blic” ka thënë se BE-ja duhet ta nxisë Prishtinën dhe Beogradin të kthehen në tavolinën e negociatave në përpjekje për të gjetur një marrëveshje pas vendimit të GJND-së.

“Një marrëveshje duhet gjetur. Shpresoj që BE-ja t’i jap statusin e kandidatit Serbisë sa më shpejtë që të jetë e mundur meqë kjo do të ishte dëshmi se Brukseli vërtet e dëshiron integrimin e të tërë Ballkanit”, thotë Fassino.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Negociatat për Kosovën në shtator?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum