www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ⊙ω⊙ Poezi Zemre ⊙ω⊙

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Liberta
Anëtar
Anëtar


Numri i postimeve : 225
Data regjis. : 24/04/2010
Location : ⊙ω⊙Suuu3Dii⊙ω⊙

MesazhTitulli: ⊙ω⊙ Poezi Zemre ⊙ω⊙   Wed Jun 23, 2010 8:51 pm

SHIU I DASHURISË

Shiu shpesh mi sjell në kujtime,
Ditët e dashurisë sime,
Lumturinë e zemrës sime,
Puthjet mes kujtimeve.

Binte shi me ngadalë,
Pikat e shiut binin mbi ne,
E lagëshin fytyrën tonë,
Që shikoheshin me orë.

Një pikë e shiut,
I rridhte afër buzëve,
Jam afruar për ta fshirë,
Duke i shqiptuar dy fjalë.

Dëshiroj të bëhem lot,
Porsi kjo pikë e shiut,
E të zbres në buzët e tua,
Të tregoj se sa të du.

I buzëqeshi fytyra,
Më shikonte në sy,
U afrua ngadalë,
dhe me një Puthje tha
TË DUA DHE UNË .

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.forumylli.net.tc
Liberta
Anëtar
Anëtar


Numri i postimeve : 225
Data regjis. : 24/04/2010
Location : ⊙ω⊙Suuu3Dii⊙ω⊙

MesazhTitulli: Re: ⊙ω⊙ Poezi Zemre ⊙ω⊙   Wed Jun 23, 2010 8:52 pm

SA KAM DASHUR....

Sa kam dashur të kthehem te ti
dhe më thonë ta mbys krenarinë
Ti ktheja përgjigje lotit përsëri
që një tjetër mos ta fshijë.

Endesha mes kopshtëve erëmirë
por më tërhiqte veç aroma jote
Ahh xixëllonjë në errësirë
drita e fundit e kësaj bote.

Ëndrra u kap si e marrë pas flokëve të shpresës
që e vetme kish mbetur
faji kishte zënë fronin e arsyes si përgjegjës
dhe zjarrin e hakmarrjes kishte ndezur.

Ndaj kujt të hakmarresh,, ndaj teje , ndaj vetes sime??
Nuk u ktheva dot kurrë dhe pse shpirti më tha shko
mbeta një njollë në pëlhurë , zemra më thotë : tani duro.

Fjala e pathënë mbeti përmendore e marrëzisë të stisur
ndjenja e pastër akullore që u shkria akoma pa u nisur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.forumylli.net.tc
Liberta
Anëtar
Anëtar


Numri i postimeve : 225
Data regjis. : 24/04/2010
Location : ⊙ω⊙Suuu3Dii⊙ω⊙

MesazhTitulli: Re: ⊙ω⊙ Poezi Zemre ⊙ω⊙   Wed Jun 23, 2010 8:53 pm

SA E MADHE DASHURIA

Në zemrën tënde, vetën time gjeta
në sytë e tu, shikova sytë e mi

Asgjë më shumë, skam kërku nga jeta
vetëm të më bijë, një njeri si ti

Në fytyrën tënde, pashë bukurinë e qiellit
ne lëkurën tënde, ndjeva ngrohtësinë e diellit

Në buzët e tua, i shijova botës nektarin
ne duart e tua, shikova forcën që ulte dhe malin

U habita aq shumë, sa e fuqishme qenka dashuria
sa shumë të mungoka, sa të vriska vetmia..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.forumylli.net.tc
Liberta
Anëtar
Anëtar


Numri i postimeve : 225
Data regjis. : 24/04/2010
Location : ⊙ω⊙Suuu3Dii⊙ω⊙

MesazhTitulli: Re: ⊙ω⊙ Poezi Zemre ⊙ω⊙   Wed Jun 23, 2010 8:53 pm

PRAPË SE PRAPË

Dhe pse po më mundon
Prapë se prapë zemra ime ty të kërkon
Dhe kur më bën të qaj
Prapë se prapë s’të vë faj
Edhe pse më bën të vuaj
Prapë se prapë për mua s’je i huaj


Dhe nëse më për mua s’mendon
Prapë se prapë shpirti im s’të harron
Dhe pse natë të tëra rri pa gjumë
Prapë se prapë të dua shumë
Dhe nëse s’më flet më me gojë
Unë prapë se prapë kurrë se mohoj

Dhe nëse pranë mund të kesh dikë tjetër
Dhe nëse s’ka më vend për mua
Një gjë kuptohet, dhe s’do mënd
Se unë vetëm ty TË DUA.

Edhe pse s’më sheh më në sy
Dhe mendon se po tallem me ty
Dhe s’të pëlqen më prania ime
Prapë, si them dot zemrës time

Dhe pse e di mirë, që s’bën për mua
Prapë më shumë e më shumë filloj TË TË DUA.

As vet se di, ç’po më ndodh vallë
Se di pse ndjej kaq shumë mallë

Edhe pse loz me ndjenjat e mia
Dhe bën sikur s’kupton
Se kam nga halli por nga dashuria
"Ç'ti bëj që ti ekziston"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.forumylli.net.tc
Liberta
Anëtar
Anëtar


Numri i postimeve : 225
Data regjis. : 24/04/2010
Location : ⊙ω⊙Suuu3Dii⊙ω⊙

MesazhTitulli: Re: ⊙ω⊙ Poezi Zemre ⊙ω⊙   Wed Jun 23, 2010 8:54 pm

E dua shikimin tënd
se ai më ëmbëlson,
e dua trupin tënd
aromë ai më dhuron,

Të dua të dua
por kaq nuk mjafton
i dua duart e tua
kur më ledhatojnë

E dua qënien tënde se më eksiton
e dua zemrën tënde se më adhuron
e dua zërin tënd se më inpotizon
e dua jetën tënde se jetën time ma shton
të dua pra të dua por prap nuk mjafton!!





Për të thënë se asnjëherë,
diellit drita s'do ti mungoi,
për të thënë se sa t'kem jetë,
veç për ty do ta jetoj.

Për të thënë se kurrë më parë,
s'ka qenë deti kaq i brisht,
vënë përballë qënies sime,
ngjan thjesht vogëlush i trishte.

Për të thënë se pa ty,
dhuratë e vyer, perrallore,
jeta ime do të ish e shkretë,
e zymte & mizore.

Për të thënë se do t'kthehej
fjala e thënë në melodi,
për të thënë nga thelbi i zemres
se me ty jam në Dashuri ...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.forumylli.net.tc
Malësor
Poeti Forumit
Poeti Forumit


Numri i postimeve : 4382
Data regjis. : 07/04/2010

MesazhTitulli: Re: ⊙ω⊙ Poezi Zemre ⊙ω⊙   Sat Jul 03, 2010 8:09 am

poezi te bukura te lumt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Malësor
Poeti Forumit
Poeti Forumit


Numri i postimeve : 4382
Data regjis. : 07/04/2010

MesazhTitulli: Re: ⊙ω⊙ Poezi Zemre ⊙ω⊙   Mon Nov 05, 2012 9:22 am

Vetem per ty

Shume fytyra me buzeqeshen,
por edhe kjo ishte e kote,
se buzėqeshjes tėnde te embel
s’i ngjan asnje ne kete bote.

Vazhdoj te jem vetem
me kujtimet qė mbeten,
unė ende po te kerkoj,
tė verteten s’mund ta mohoj.

Vetem, jo, nuk jam
nė zemėr ty te kam,
do tė vazhdoj te te dua,
vetėm ti, je pėr mua.

Kjo ere e lehte qe po fryn
flokun po ma ledhaton,
valėt e detit qe para meje vijne,
ne kujtime po me shtyjn
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: ⊙ω⊙ Poezi Zemre ⊙ω⊙   Today at 5:47 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

⊙ω⊙ Poezi Zemre ⊙ω⊙

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Poezi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum