www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gruaja “merimangë”,flet hetuesi i Korçës:Ju tregoj si masakroi të shoqin në vitin 1982

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 28
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Gruaja “merimangë”,flet hetuesi i Korçës:Ju tregoj si masakroi të shoqin në vitin 1982   Sat Jun 26, 2010 10:08 am



• Plot 3 dekada mbu-shen nga krimi i vitit 1982 në Korçë, kur një grua ekzekutoi të shoqin në mënyrë makabre. Në atë kohë, ngjarja bëri bujë, por këto ditë ajo rikthehet sërish në kujtesë me të njëjtin makabritet. Autorja e krimit ishte Evangjeli Zhanga, 54-vjeçarja e arrestuar së fundmi në Greqi për vrasjen e një biznesmeni grek, si dhe e dyshuar për krime të tjera në shtetin fqinj. Vrasjen e burrit të dytë, në qytetin e Korçës, e mban mend mirë dhe e risjell me detaje hetuesi i asaj kohe. B.M, banor i qytetit të Sarandës tregon për gazetën dosjen e plotë të Evangjeli Zhangës, në bazë të rrëfimit të gruas në atë kohë, që nga martesa e saj në Korçë e deri te pohimi i vrasjes së burrit. Sipas ish-hetuesit të Degës së Brendshme në Korçë, Zhanga e kreu krimin nga frika e një arratisjeje të të shoqit.
Si u martua në Korçë, Evangjeli Zhanga?
Pasi u divorcua me delvinjotin, Th. K. me ndërmjetësinë e motrës më të vogël, Fotinisë, e martuar në fshatin Zvirin të Korçës, Evangjelia u martua me kushëririn e parë të burrit të së motrës, me Vasil Gjergjin, i cili kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, ku ka vuajtur dënimin për tentativë arratisjeje. Martesa e Fotinisë, motrës së saj, nuk zgjati shumë. Ajo divorcohet nga burri dhe shkon të jetojë së bashku me familjen e Evangjelisë, në Korçë. Ata jetonin në një shtëpi private në afërsi të godinës ku ndodhej dega e brendshme e Korçës. Me ardhjen e Fotinisë në shtëpinë e tyre, shumë shpejt në familjen Gjergji nisën të shfaqeshin kontradiktat mes kunatës dhe Vasilit, kontradikta këto që Fotinia nuk mundi t’i duronte dot dhe për t’u bërë më e besueshme para burrit të motrës së vet, një ditë prej ditësh i drejtohet atij duke i thënë: “Ruaju nga Evangjelia se do të të fusë në burg përsëri”. Fotinia shfrytëzoi këtë rast, kur kish parë se Evangjelia kishte nisur të dyshonte se i shoqi i vet donte të tentonte përsëri të arratisej nga vendi. E ndodhur në kushtet e dyshimit, Evangjelia mendonte shpesh se e motra e saj, Fotinia dhe i shoqi, e vëzhgonin në veprimet e veta. Për rrjedhojë, nis ta vrasë mendimi se si të mund të zhdukte të shoqin duke e vrarë e bashkë me të edhe të motrën.
Në të vërtetë, kishte dyshime Evangjelia për arratisjen e të shoqit apo ishin dyshime të së motrës?
Kishte dyshimet e saj. Pikërisht më 23 janar të vitit 1982 del nga shtëpia e vet dhe niset në polici për të denoncuar burrin e saj, Vasilin, se ai do të arratisej. Por zbulon se motra dhe burri i saj, po e vëzhgonin duke e ndjekur nga mbrapa se ku do të shkonte. Në çast vendos të kthehet dhe për të humbur gjurmë futet tek një komshija e vet, me pretekstin për të kërkuar pak kripë dhe pas kësaj kthehet përsëri në shtëpinë e vet. Por ideja për t’i vrarë të dy, nuk e linte të qetë. Po atë natë kristalizon mendimin që me çdo kusht duhet t’i vriste të dy.
Çfarë ndodhi atë natë?
Rreth orës 21:00 të 23 janarit, e motra del nga njëra dhomë e banesës, ku jetonin të gjithë bashkë, për të shkuar tek dhoma ku ajo flinte, bashkë me të bijën e Evangjelisë, Lilianën e vogël.
Evangjelia, e ngarkuar tashmë plotësisht me mendimin për t’i vrarë të dy, priti sa zuri gjumi Vasilin, merr sopatën dhe i pret atij kokën. Pasi e godet mirë burrin dhe vë re që ai nuk jetonte më, me sëpatë në dorë del nga dhoma e gjumit ku kreu krimin e parë dhe shkon tek dera e dhomës, ku flinte e motra. Dera nuk mbyllej me bravë, por sigurohej me një litar nga jashtë për t’u lidhur pastaj nga brenda. Merr një thikë, pret litarin dhe hyn në dhomë për të vazhduar misionin për të cilin ajo ishte nisur, pra për të vrarë motrën. Por ngeli e shtangur dhe u ndal për të kryer veprimin e nisur, kur pa se e bija me të cilën flinte Fotinia, i kishte kaluar dorën tezes poshtë qafës dhe flinte. Kjo pamje e stepi Evangjelinë dhe bëri që për të mos e tronditur të bijën të tërhiqej, pa e kryer dot krimin e dytë, pra për ta vrarë edhe Fotininë. Atëherë kthehet në dhomën e saj, ndez sobën dhe fillon të presë me sopatë trupin e të shoqit, që e kish lënë mbi krevatin dopjo, atje ku kishte kryer edhe krimin dhe nis t’i hedhë një nga një copat e trupit të burrit në sobë për t’i djegur. Por era e rëndë e krijuar nga djegia e mishit të njeriut dhe në kushtet e tronditjes psikike bënë që Evangjelisë t’i bjerë të fikët. Dhe se sa kohë ka qëndruar në gjendje të fikëti, as ajo vetë nuk e ka ditur.
Trupin e viktimës e fshehu në shtëpi?
Pasi u përmend, merr pjesët e mbetura të padjegura nga trupi i të shoqit, i fut në një thes dhe i çon rreth 50 m larg banesës së vet, pikërisht në kodrën që ndodhej pas shkollës “Stavri Themeli”. E lë thesin aty, kthehet përsëri në banesë merr një thes tjetër ku në të futi lecka të ndryshme, mori dhe një bidon me vajguri dhe shkon përsëri tek vendi ku kishte lënë thesin me copat e trupi, e spërkat me vajguri dhe i vë flakën. Ishte mesnata e 23 janarit 1982. Pasi i vuri flakën thesit me copat e trupit të burrit, Vasilit, Evangjelia kthehet në shtëpi. Heq dyshekun dopjo, i cili ishte lagur tërësisht me gjak dhe së bashku edhe me sopatën i fsheh poshtë stivës me dru, që e mbanin në oborrin e shtëpisë. Pas kësaj nuk shtrihet të flejë, por merr dhe vë një kazan me ujë në zjarr, brenda të cilit hedh çarçafët të lyera me gjak për t’i larë, për të humbur kështu çdo gjurmë të krimit.
Gjatë kësaj kohe, e motra nuk kishte ndjerë asgjë?
E motra ka dëshmuar se është zgjuar në orën 06:00 të mëngjesit të asaj nate krimi dhe Evangjelia, për të mos parë Fotinia se çfarë kishte ndodhur, i ka thënë asaj që të shkonte në fshatin Dëshnicë, rreth 3 km larg qytetit të Korçës, për të marrë pluhur rrobash. E ka justifikuar këtë kërkesë me fjalët se “padashur vura bashkë me çarçafët edhe një bluzë të kuqe dhe ajo i ka njollosur ata duke i bërë me të kuqe”. Fotinia iku në Dëshnicë, ndërsa Evangjelia vazhdoi të pastrojë në shtëpi për të zhdukur çdo gjurmë krimi, duke shkuar edhe deri atje sa të zëvendësonte dyshekun dopjo të shtratit të vet me dy të tjerë, por tek.
Kush e bëri denoncimin për zhdukjen e të shoqit?
Vetë gruaja, pasi vuri çdo gjë në rregull në shtëpi, në orën 07:00 të mëngjesit të 24 janarit 1982, u paraqit tek oficeri i informacionit në degën e brendshme në Korçë dhe denoncoi: “Mbrëmë rreth orës 21:00 erdhën në shtëpi dy burra të panjohur dhe më thirrën burrin për në punë ( Vasili punonte atëherë në një repart ku thureshin shporta e thasë). Shkova sot për t’i shpurë mëngjesin dhe mësova se nuk kish shkuar në punë. Dëgjova rastësisht se është gjetur një njeri i djegur dhe kam frikë se mund të jetë burri im”. Pas denoncimit, Evangjelia u largua për në banesë. Para se ajo të largohej nga dega iu morën karakteristikat fiziologjike dhe specifike të burrit të vet dhe se u mësua prej tyre se Vasili kishte dy dhëmbët e parë të mbivendosur. Por në orën 05:00 të mëngjesit, punëtorët e pastrimit pasi panë tym ishin afruar për të parë se çfarë digjej. Vunë re madje edhe me erë kuptuan se digjej një trup njeriu dhe menjëherë sinjalizuan në degë. Kur shkoi në vend grupi hetimor konstatoi se ishin disa pjesë trupi njeriu të paidentifikuar që digjeshin, ku mes tyre ndodhej edhe koka. Nga ekspertët, dhe duke marrë për shqyrtim edhe shpjegimet e Evangjelisë dhe kartelës dentare, u arrit të identifikohej se trupi i gjetur i përkiste Vasilit, burrit të saj. Atëherë u vazhdua hetimi për sqarimin e rrethanave të krimit.
Si dyshuat se bëhej fjalë për një krim në familje?
Pas 14 orësh diskutimesh me grupin e ekspertëve të hetimit u vendos të bëhej kontroll në banesën e Evangjelisë. Nga kontrolli fillimisht rezultoi se banesa ishte e pastër dhe se nuk kish asnjë gjurmë krimi. Atëherë hetimi vijoi më tej dhe nga këqyrja e imtë dhe e detajuar në banesë, njëri nga ekspertët konstatoi se krevati dopjo ishte me dy dyshekë tek, dhe pas lëvizjes së tyre u vërejt se mbi këta dyshekë nuk kish fjetur njeri, pasi nuk ishin krijuar format e sustës në të. Atëherë për grupin hetimor u kristalizua mendimi, që krimi kishte ndodhur në shtëpi. Por çuditërisht u vu re se Evangjelia pas çdo kontrolli në banesë nuk shfaqte asnjë ndryshim emocional të dukshëm. Nisur nga këto rrethana, u rifillua rikëqyrja e banesës. Mes shumë këqyrjesh në banesë u hoq edhe stiva e druve në oborr, ku poshtë saj u gjet sëpata dhe dysheku me gjak.
Cili ishte reagimi i Evangjelisë përballë këtyre fakteve dhe akuzës?
Objektet e gjetura, të cilësuara si mjete krimi, iu paraqitën Evangjelisë. Ajo e ndodhur tashmë në prova, që nuk mundte dot t’i shmangte, u çua në këmbë dhe tha: “Po, unë e kam bërë”. Dhe vijoi të shpjegojë veprimet e mësipërme dhe motivin e vrasjes. Më 24 janar 1982 u bë arrestimi i Evangjelisë dhe u dënua me 22 vite burg, duke qenë edhe shtatzënë 3-muajshe. Më 22 nëntor të atij viti, me dekret faljeje të Kuvendit Popullor, ku dispozita kishte edhe faljen e grave të dënuara që kishin fëmijë të mitur, Evangjelia përfiton nga amnistia dhe pas 10 muajsh vuajtje dënimi del nga burgu”.

Kush është Evangjeli Zhanga
Gjithkush e kishte harruar emrin e saj apo historinë e ndodhur në vitin 1982, nëse një krim tjetër makabër nuk do të ndodhte në Greqi një vit më parë, për t’u zbuluar vetëm ditët e fundit. Sipas policisë greke, gruaja minoritare, e lindur në Dhivër të Sarandës, është autorja e krimit të biznesmenit Tasos Tcagaropulos, 40 vjeç. Dyshohet se Evangjeli Zhanga ka pasur lidhje me viktimën, me qëllim përfitim ekonomik prej tij. Trupi i pajetë i biznesmenit u gjet i copëtuar, fshehur nën pllakën e dushit, në banesën ku kishte jetuar më parë Zhanga. Dyshohet se gruaja ka pasur bashkëpunëtorë në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa po hetohet në lidhje me grabitje të shtetasve të ndryshëm grekë, ku protagoniste ishte shqiptarja. Në një intervistë për “Panoramën” dy ditë më parë, prindërit e moshuar të Zhangës deklaruan se e kishin bërë haram vajzën e tyre, për shkak të bëmave të saj.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Gruaja “merimangë”,flet hetuesi i Korçës:Ju tregoj si masakroi të shoqin në vitin 1982

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum