www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Leonora Poloska: “Më duhet të dashurohem marrëzisht për t’u martuar”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 28
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Leonora Poloska: “Më duhet të dashurohem marrëzisht për t’u martuar”    Thu Jul 01, 2010 2:29 am

Ka vite në skenë por nuk i do festivalet, paçka se ka një zë shumë të mirë. Por krahas këngëve të bukura që sjell dhe që shijohen prej të gjithëve, fansat e Leonora Poloskës kanë gjithnjë një dilemë: pse nuk martohet. Ja çfarë na tregon këngëtarja.

U bë kohë që nuk ju kemi parë me një hit të ri. Cilat janë disa nga arsyet e kësaj pauze?

Ndonjëherë largohem nga vetja për të rigjetur veten.

Me çfarë po merreni momentalisht nga ana profesionale?

Në fund të muajit qershor do të dalë klipi të cilin e kam punuar në Prishtinë, në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Enetrmedia.


A ka harxhime nga ana financiare krijimi i një albumi muzikor dhe nëse po, a mund të na thoni deri në sa shkon shifra e shpenzimit?

Albumet muzikore ka kohë që nuk i praktikoj, për arsye se më shumë jam e fokusuar në realizim të një kënge.

Çka të pëlqen dhe çka jo në këtë profesion?

E dua muzikën prandaj merrem me të, po të mos më pëlqente do hiqja dorë moti. Të gjitha më pëlqejnë!

Duke harxhuar një shumë kaq të madhe parash, çfarë e justifikon gjithë këtë sakrificë harxhimesh sipas jush?

Çdo sakrificë e ka çmimin e vet, e nuk do të thotë që e pres të njëjtën si feedback.

Po nëpër festivale nuk jeni aspak aktive, pse kjo “dorëheqje”?

Nuk jam edhe shumë fanse e garave, edhe pse nuk dihet.

Si thua, pagesa e çmimeve ka bërë të largohesh nga festivalet apo..?

(Qesh) Jo, thjesht nuk kam qenë shumë e frymëzuar në atë periudhë kohore, kur ka qëlluar ndonjë festival.

A është e dashuruar momentalisht Leonora, nëse po, dëshironi të na tregoni për lexuesin shqiptar cilat janë arsyet që ju pengojnë të mbani fshehur?

Sipas pyetjes së parashtruar, si u’a mer mendja a jam e dashuruar?

Duke ju parë gjithmonë me ndryshime në look, a shpenzon shumë për veshjet?

Jo, nuk shpenzoj edhe shumë, më tepër shpenzoj për të udhëtuar, ajo më kënaq absolutisht më tepër sesa një copë veshje.

A i merr parasysh thashethemet që shkruhen për ty?

Nuk jam indiferente, por si zakonisht mendimet e njerëzve çdoherë mbeten çështje e hapur.

Kur jeni ndjerë e dashuruar marrëzisht dhe nëse dëshironi mund të na e thoni emrin e tij?

Sikur të isha marrëzisht e dashuruar, sot me siguri do isha e martuar, (qesh)

Cilat janë tiparet e një mashkulli që e tërheqin Leonorën më shumë fizikisht?

Nuk është pamja fizike ajo që më tërheq mua, më tërheq ajo që nuk shihet: kimia, matematika, formulat që duhet dekoduar, (qesh).

Do doja të mbetesha e re

Pasi zgjoheni në mëngjes, fjala e parë që thoni?
Kafe

Cila është brenga juaj e përditshme?
Mundohem të jem indiferente ndaj brengave.

Një dëshirë e jotja, qoftë edhe joreale që do të doje shumë ta realizoje, përpara se të iknin vitet?
Të mbetem e re, kjo që jam.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Leonora Poloska: “Më duhet të dashurohem marrëzisht për t’u martuar”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum