www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thaçi fton deputetët ta injorojnë idenë për shkëmbim territoresh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Thaçi fton deputetët ta injorojnë idenë për shkëmbim territoresh   Fri Jul 02, 2010 5:47 am




Prishtinë, 1 korrik - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka siguruar ligjvënësit se nuk ka kurrfarë ideje për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, duke i ftuar ata që t'i injorojnë idetë e tilla, që sipas tij, janë spekulime të mediave. Thaçi i bëri këto komente në seancën e sotshme të Kuvendit, me ç'rast ka përjashtuar çfarëdo mundësie për negociata të reja me Serbinë.
Ai, sipas Kosovapressit ka thënë se si me çdo shtet tjetër, Kosova mund të ketë bisedime edhe me Serbinë për çështje praktike, por assesi për çështje që prekin sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.
Thaçi ka thënë se idetë për shkëmbim territoresh po e hutojnë opinionin, por edhe vetë politikën, por një gjë e tillë, sipas tij, nuk do të ndodhë në asnjë rrethanë.
"Në asnjë rrethanë nuk do të ketë negociata siç po pretendon dikush. Çështjet teknike si me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë mund t'i shtrojmë, sepse është në interes të dy vendeve që të kemi relacione të reja. Edhe sa i përket një opinioni të prezantuar ditëve të fundit në media, dua të theksoj se në asnjë rrethanë nuk do të tolerohet shkëmbimi i territoreve, as si ide. Kosova e ka territorin e vetë dhe ju ftoj që ta injoroni në ekstrem këtë çështje, sepse nuk e ka ngritur askush, por është një spekulim medial", ka thënë Thaçi.
Ndërkohë i pyetur nga deputeti Driton Tali se cilat janë këto çështje teknike për të cilat mund të diskutohet me Beogradin, Thaçi ka thënë se do të ketë bashkëpunim rajonal në çështje të ndryshme si energji, transport, etj.
"Qeveria ime i ka tri adresa të përgjegjësisë që i respekton, populli i Kosovës, Uashingtoni dhe Brukseli. Sa i përket bashkëpunimeve rajonale, bashkëpunim rajonal do të ketë si dy shtete të pavarura, për energji, transport, dokumente të udhëtimit etj. Eshtë një bashkëpunim rajonal sipas standardeve ndërkombëtare", ka thënë ai.
Deputeti Tali është ndalur edhe te mundësia për ndarjen apo shkëmbimin e territoreve, për të cilën çështje ka marrë një përgjigje të `nxehtë' nga kryeministri Thaçi.
"Idetë që mund të prezantohen aty këtu e që mund të përkthehen edhe këtu, nuk janë serioze, nuk janë të përgjegjshme dhe nuk i ndihmojnë askujt, sepse për Kosovën nuk do të ketë ndarje dhe duhet të mbyllet ky kapitull një herë e përgjithmonë. Nuk është mirë të hapen tema të tilla në Kuvendin e Kosovës. Mos u çuditni pastaj nëse ngritën çështje të tilla si ide. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka integritetin e saj dhe kjo është përgjigja ime zoti Tali për ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve. Këtë përgjigje do ta kesh t'i dhe gjithë ithtarët e kësaj ideje", ka thënë Thaçi.
Ndërkohë gjatë adresimit para deputetëve, Thaçi ka theksuar se Kosova ka hyrë në fazën e re të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.
Në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm, Thaçi ka thënë se këtë javë u konfirmua që edhe për Kosovën në fund të verës do të ketë udhërrëfyes apo strategji për liberalizimin e vizave, që është një lajm shumë i mirë për qytetarët që edhe për shtetin e Kosovës të hapet perspektiva për liberalizimin e vizave.
Ai ka ftuar të gjitha grupet parlamentare që të jenë pjesë e reformave demokratike të Qeverisë së Kosovës, ndërkaq ka shprehur bindjen e thellë se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë, do të pasojnë njohje të reja për Kosovën.

Me shumicë votash, ligjvënësit kanë ndryshuar vendimin e Kryesisë së Kuvendit që rishikimi i buxhetit të bëhet në seancën plenare të 8 korrikut, duke vendosur që Projektligji për rishikimin e buxhetit të bëhet të hënën që vjen.
Ky ndryshim ka ardhur pas kërkesës së kryetarit të Komisionit parlamentar për buxhet dhe financa, Gani Koci, i cili ka propozuar që rishikimi i buxhetit të futet në rend dite në seancën e sotme. Kjo kërkesë e tij ka marrë mbështetjen e Grupit Parlamentar të PDK-së, por është kundërshtuar nga opozita, përderisa partneri qeverisës, LDK-ja, ka propozuar që për këtë çështje të mbahet një seancë e veçantë. Ardian Gjini, shef i GP të AAK-së ka shprehur kundërshtimin e grupit që rishikimi i buxhetit të futet në rend dite, pa qenë të përgatitur deputetët. Kryetari i Komisionit për buxhet, Gani Koci ka arsyetuar kërkesën e tij, duke thënë se në këtë mënyrë do të kishin mundësi anëtarët e komisionit që të punojnë në këtë projektligj


_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Thaçi fton deputetët ta injorojnë idenë për shkëmbim territoresh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum