www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Patrullimet e përbashkëta Shqipëri-Kosovë ndeshin në vështirësi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Patrullimet e përbashkëta Shqipëri-Kosovë ndeshin në vështirësi   Fri Jul 02, 2010 3:57 pm



Kukës, 1 korrik - Patrullimet e përbashkëta të policisë së Shqipërisë dhe të Kosovës në territorin e Shqipërisë kanë hasur në problemet e para.
Disiplina në zbatimin e orarit të punës, gjobat, por edhe mungesa e kualifikimit të policëve vendas kanë qenë disa nga problemet që kanë dalë pas një periudhe dyjavore patrullimesh. Të mërkurën në qytetin e Kukësit është zhvilluar një takim i përbashkët i drejtuesve të Policisë së Prizrenit dhe asaj të Kukësit ku është marrë në analizë puna e përbashkët dyjavore e patrullimeve të ndërthurura. Në takim kanë marrë pjesë drejtues të lartë të qarkullimit rrugor të Drejtorisë së Policisë së Kosovës, drejtori rajonal i Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, komandanti i Policisë së Qarkullimit Rrugor për rajonin e Prizrenit, Lulzim Shala, etj. Në takim janë evidentuar problemet që janë hasur gjatë dy javëve të patrullimit të përbashkët, ku disiplina në zbatimin e orarit të punës, diferencat e mëdha të gjobave në mes Kodit Rrugor në Shqipëri dhe atij në Kosovë, si dhe mosnjohja e teknikës bashkëkohore nga Policia vendase kanë qenë disa nga problemet që janë diskutuar në këtë takim.
“Kemi rezerva për sa i përket zbatimit të orarit, pasi policët nga Kosova po vijnë me vonesë dhe po ikin më herët se sa orari i përcaktuar”, është shprehur në këtë takim Shefi i Njësisë së Policisë së Qarkullimit Rrugor për Qarkun e Kukësit, Alejdin Omuri.
Ndërkohë, Komandanti i Policisë së Qarkullimit Rrugor për rajonin e Prizrenit, Lulzim Shala, ka deklaruar se policia vendase ka mangësi në njohjen e teknikës bashkëkohore në përdorim të Policisë së qarkullimit rrugor. Në patrullimet e përbashkëta gjatë këtyre dy javëve është vënë re epërsia e Policisë së Kosovës në automjete dhe mjete të tjera logjistike. Kjo polici ishte e pajisur me radarë laser, ndërkohë që Policia e qarkullimit rrugor të Kukësit nuk dinte të përdorte radarët. Gjithashtu, edhe nga ana profesionale është vënë re epërsia e Policisë së Kosovës, me ç’rast shumë nga rregullat formale që zbatoheshin nga policët kosovarë me rastin e ndalimit të automjetit, policët e Shqipërisë nuk i kishin aplikuar ndonjëherë. Për sa i përket vendosjes së gjobave, është vendosur që ato të vendosen në bazë të Kodit Rrugor të Republikës Shqipërisë ku gjobat minimale janë të papërfillshme krahasuar me ato të Kosovës. Gjoba minimale në Shqipëri për kundërvajtësit është rreth 8 euro, ndërkohë që në Kosovë është 35 euro. Patrullimet e ndërthurura të Policisë së Qarkullimit rrugor në mes Shqipërisë e Kosovës në territorin e Shqipërisë kanë filluar më 16 qershor, pas një marrëveshjeje të nënshkruar në Morin të Kukësit në mes të drejtorëve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë e Kosovës, Hysni Burgaj, e Behar Selimi. Në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë edhe ministrat e brendshëm të dy vendeve Lulzim Basha e Bajram Rexhepi.
Marrëveshja do të zgjasë tre muaj dhe të gjitha shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit të Policisë Kosovës i merr përsipër shteti shqiptar. “Patrullat e përbashkëta do të shtrihen në të gjitha akset kombëtare rrugore të Republikës Shqipërisë. Natyrisht, ndarja e shërbimeve do të bëhet sipas planit të masave të policisë trafikut, policisë shtetit. Atje ku janë nevojat më të mëdha, do të ketë edhe një numër më të madh patrullash, por juridiksioni i tyre shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë se natyrisht edhe qytetarët e Kosovës, kur vijnë në Shqipëri kanë në dispozicion të gjitha resurset e Shqipërisë nga Jugu në Veri nga Lindja në Perëndim”, ka deklaruar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, ditën e nënshkrimit të marrëveshjes.
Për periudhën dyjavore, patrullimet e përbashkëta kanë vijuar vetëm në aksin rrugor nga Morini në tunelin e Kalimashit, ndërsa në ditët në vazhdim me shtimin e fluksit të turistëve që parashikohet të arrijë shifra të lartë në muajt korrik-gusht, patrullimet do të vazhdojnë në të gjitha akset kombëtare të Shqipërisë.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Patrullimet e përbashkëta Shqipëri-Kosovë ndeshin në vështirësi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum