www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Përleshje të përgjakshme polici-banorë, 3 policë në spital

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Përleshje të përgjakshme polici-banorë, 3 policë në spital   Sat Jul 03, 2010 2:16 am



AKSIONI/ Banorë të zonës së Hamallajt, të përgatitur për aksionin e ndërtimorëve kanë qëlluar mbi policinë


DURRËS - Përleshje mes banorëve të Hamallajt dhe policisë e cila ishte në mbështetje të Inspektoriatit Ndërtimor për prishjen e banesave. Në orët e para të mëngjesit të së enjtes në një nga zonat veriore të rrethit të Durrësit banorët u përleshën me policinë, ndërkohë që pamjet filmike të përleshjeve të kujtonin atë që ka ndodhur gjatë vitit '97.


Përleshjet e përgjakshme u zhvilluan kryesisht mbi urën që lidh fshatin Hamallaj me sektorin e plazhit, të cilën e kishin piketuar dhe e mbrojtën me të gjitha mjetet banorët e fshatit Hamallaj.


E veçanta e kësaj përleshjeje ka qenë sipas vendasve se janë ndeshur policia e shtetit pikërisht në rokaforten e PD ne zonë, pasi ky sektor ka qënë gjithnje e në të gjitha zgjedhjet bastion e së djathtes. Në fshatin Hamalle banojnë vendas, ish-të internuar dhe shume veriorë që kanë zbritur e kanë blere toka e banesa në kërkim të një jetese më të mire, thonë vendasit.


Përleshja ka qenë e ashpër dhe me shumë të plagosur nga të dyja palët, dhe shifrat e deklaruara ka shumë të ngjarë që të mos jenë reale, pasi shumë prej vendasve janë mjekuar nëpër banesa dhe nuk i janë drejtuar spitaleve nga frika e ndëshkimeve ligjore të mëvonshme.


E veçanta e kësaj beteje verore për hapësirat e plazheve dhe lokaleve, për të cilat vendasit thonë se është policia ajo që po shkel ligjin pasi të gjitha objektet që kërkohen të shemben janë në proces legalizimi sipas ligjeve shtetërore të aprovuara nga parlamenti, prandaj thonë banorët ne nuk tërhiqemi se në fund të fundit duke mbrojtur të drejtat tona ligjore, ne po mbrojmë edhe ligjin që po e shkelin përfaqësuesit ligjorë të shtetit.


Në këtë duel ku janë dëgjuar edhe krisma armësh, por që nuk janë konfirmuar nga policia se nga cila palë, janë përdorur edhe bombat molotov, armë kjo e përdorur gjerësisht nga guerrilet gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shumë policë janë rrezikuar nga zjarri që kanë shkaktuar ato sikur të mos kishin ndërhyrë shokët për t'i tërhequr. Përdorimi gjerësisht i gurëve ka bërë që skafandrat të çaheshin dhe të dilnin jashtë përdorimit.


Shumë prej tyre kanë mbetur si trofe në duart e fshatarëve që nuk lëshuan asnjë pëllëmbë mbi urën e plazhit. Beteja ka zgjatur rreth 20 minuta dhe më pas policia, pas këmbënguljes së banorëve, është tërhequr pa i ulur fadromat nga rimorkiot e rënda të transportit për të nisur shkatërrimin e objekteve, për të cilat pretendohet se janë rreth 150 copë. "Është fajtore qeveria, - thotë një grua N.F. -pasi ajo nuk kishte pse t'i linte të bëheshin 150 ndërtesa, kur mund t'i prishte në kohën që ishin 5 apo 15".


Shumë prej banorëve të plagosur kanë preferuar të mjekohen në shtëpi, duke mos u paraqitur në spital


Mes të plagosurve, tre policë dhe katër gra


Mësohet se nga kjo përleshje që ka çuar në ndërprerjen e aksionit të ndërtimorëve janë plagosur edhe 3 punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.


Në spitalin e Durrësit janë transportuar fillimisht të lënduarit, të cilët pasi i janë nënshtruar ndihmës së shpejtë mjekësore, janë dërguar për në spitalin e Ushtarak të Tiranës. Sipas mjekëve që u kanë dhënë ndihmën mjekësore në Durrës, ata kanë qenë të lënduar lehtë pa rrezik serioz për jetën dhe, sipas tyre, ata ishin sulmuar me mjete rrethanore të rastit.


Spitali i Durrësit bën të ditur se gjatë orëve të mëngjesit kanë mbërritur tre punonjës policie të plagosur, por 2 në gjendje më të rëndë. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Besnik Votoksi dhe 55-vjeçarin Nazmi Kulini të cilët janë sulmuar me mjete rrethanore nga një turmë e madhe banorësh.


Sipas mjekëve, 38-vjeçari ka ardhur me një të çarë të theksuar në syrin e majtë, mbi vetull. Ai pasi i është nënshtruar ndihmës mjekësore është konstatuar se ka pasur edhe fraktura në trup. Duke pasur këtë gjendje tejet të rënduar si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht, me kërkesë të tij u dërgua në Spitalin Ushtarak në Tiranë thanë për "Shekulli"-n burime nga spitali.


Të dy punonjësit e policisë pasi janë sjellë me urgjencë në spital iu nënshtruan një terapie intensive kontrolli. Besnik Votoksi kishte dhimbje në kraharor, dëmtime të dukshme ngaqë ishte goditur nga mjete të forta, por edhe Nazmi Kulini erdhi me dhimbje në të gjithë trupin. Nga këmba e djathtë kishte një frakturë si pasojë e goditjeve me mjete te forta dru ose mjet bisht lopate.


Menjëherë të dy punonjësit e policisë janë dërguar në reanimacion dhe i janë nënshtruar kurave, serumeve, grafive dhe ekove për të parë shkallën e dëmtimeve, pohuan burime zyrtare nga spitali i Durrësit. Ajo që binte në sy ishin dhe disa shembje që kishin pësuar nga goditjet me mjete të forta në kraharor.


REAGIMI
Banorët: Pushtetarët nga nxitën t'i ndërtojmë banesat


Banorët e Hamallajt thonë se policia veçse me shkopinj gome i ka qëlluar me armë me granata dhe gaz lotsjellës. Banorët janë ankuar se dhunës së egër nuk i kanë shpëtuar as gratë dhe fëmijët, të cilët kishin dalë pas etërve dhe vëllezërve për të mbrojtur mjetet kryesore të jetesës së tyre në këtë periudhë.


Ata thanë se kanë qenë vetë personat e veshur me pushtet që i kanë nxitur për të ndërtuar këto biznese, sidomos në periudhat e fushatave elektorale kur sipas tyre pazaret bëheshin me vota.


Ata thanë se ka qenë përleshje e egër dhe se ata kishin dyshuar dhe nuk kishin vënë gjumë në sy gjithë natën, edhe pse një natë më parë ishte folur nëpër media se aksionet e Ndërtimorëve do të liheshin për në vjeshtë. Ndue Gjera thotë se shtëpitë janë në proces legalizimi, ndaj nuk do të lejojnë prishjen e tyre. Kështu shprehen dhe Ramë Kërtoqi dhe Llesh Mali. Edhe gratë shprehen në mbrojtje të pronave.


Pavarësisht se fillimisht vëmendja u drejtua nga policët, të plagosurit janë të shumtë edhe nga banoret. Katër gra dhe një burrë ndodhen në kurim në spitalin e Durrësit si pasojë e plagëve të rënda që kanë marrë, ndërsa të paktën edhe dhjetë banorë të tjerë kanë qëndruar të plagosur në shtëpi, duke mos pranuar të shkojnë në spital, pasi i druhen faktit, se ndërtimoret mund të ndërhyjnë në momentin që ata nuk ndodhen në banesa.


Ndërkohë nga ana e kryetarit të bashkisë së Sukthit u deklarua se në këtë zonë 45 banesa janë në proces legalizimi, ndërsa të tjerat duhen shembur pasi bien në kundërshtim me masterplanin.


Shtatë banorë përfundojnë në pranga


Ndërkohë policia ka ndaluar 7 vetë, banorë të Hamallajt. Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar në flagrancë: Alfret Kukaj, 26 vjeç, lindur në Kukës; Pjetër Kaçi, 65 vjeç, lindur në Rrëshen; Avni Rustemaj, 55 vjeç, lindur në Tropojë; Edmir Osmanaj, 32 vjeç, lindur në Tropojë; Mentor Çekrezi, 27 vjeç, lindur në Kukës; Abedin Rustemaj, 38 vjeç, lindur në Tropojë, të gjithë banorë të Sukthit, si dhe Agim Rustemaj, 52 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë.


Sipas policisë, ndalimi i tyre u bë pasi rreth orës 09:40 dyshohet se në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, në vendin e quajtur Hidrovor Hamallaj, Sukth Durrës, duke u organizuar e grumbulluar në mënyrë të paligjshme (rreth 200-250 vetë), kanë bllokuar rrugën e automjeteve, si dhe duke hedhur sende të forta (gurë, shkopinj, copa betoni, shishe benzine) në drejtim të punonjësve të Policisë Durrës e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të vendosura me shërbim në mbështetje të Inspektoriatit të Ndërtimit për prishjen e objekteve të paligjshme në këtë zonë, u kanë shkaktuar dëmtime të rrezikshme për jetën në pjesë të ndryshme të trupit 10 punonjesve të Policisë.


Punonjësit që kanë marrë dëmtime më serioze janë efektivë të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe po marrin ndihmën mjekësore pranë Spitalit Ushtarak Tiranë.


Gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Mbi 7 të arrestuarit, rëndojnë katër akuza: "organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "pengimi i mjeteve të transportit", "prishje e rendit dhe qetësise publike" dhe "goditje për shkak të detyrës", vepra këto të kryera në bashkëpunim.


_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Përleshje të përgjakshme polici-banorë, 3 policë në spital

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum