www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rexhepi: Shpërthimi, pasojë e pakujdesisë së ekstremistëve serbë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Rexhepi: Shpërthimi, pasojë e pakujdesisë së ekstremistëve serbë    Sat Jul 03, 2010 4:33 pm



Prishtinë, 2 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë në mbledhjen e Qeverisë të premten se e ka shpërfillur kërkesën e ICO-së për të hequr nga objekti i zyrës për regjistrimin civil në veriun e Mitrovicës logon. Po kështu, ai ka thënë se nuk do të ketë tërheqje prapa, pavarësisht situatës.

“Ka qenë kërkesë e ICO-së që të hiqet tabela, por ne kemi insistuar se as tabela nuk hiqet dhe as punëtorët nuk kthehen. Aty janë 10 punëtorë, janë dy policë brenda dhe të tjerët që i sigurojnë. Duhet të vazhdojmë së insistuari që ajo zyrë të mos mbyllet dhe që të mos jepet një mesazh i keq, pavarësisht a kërkon ICO-ja apo ndokush tjetër. Bashkërisht është marrë ky vendim dhe nuk ka tërheqje prapa”, është shprehur ministri Rexhepi. “Sa na përket neve, jemi të gatshëm për të vazhduar në atë drejtim, me çdo çmim”.

Po ashtu, Rexhepi ka thënë se shpërthimi në Mitrovicë është shkaktuar nga ekstremistët serbë, si pasojë e pakujdesisë.

Hetimet e para policore, sipas Rexhepit, kanë treguar se shpërthimi që ka ndodhur në veri të Mitrovicës është pasojë e pakujdesisë së ekstremistëve serbë të cilët, sipas ministrit, dyshohet se kanë qenë duke qarkulluar me armatim gjatë kohës kur po protestohej kundër hapjes së zyrës së Qeverisë së Kosovës për regjistrim civil.

Pas tensionimit të situatës në veri, forca të mëdha të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it janë mobilizuar për mbajtjen e situatës nën kontroll, ndërsa nga ajri janë angazhuar edhe helikopterë të KFOR-it

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Rexhepi: Shpërthimi, pasojë e pakujdesisë së ekstremistëve serbë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum