www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sejdiu: Shpërthimi në Mitrovicë nuk u bë nga ata që e duan Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Sejdiu: Shpërthimi në Mitrovicë nuk u bë nga ata që e duan Kosovën   Tue Jul 06, 2010 5:56 am



Prishtinë, 5 korrik – Ajo që ka ndodhur të premten në Mitrovicë nuk mund të jetë vepër e atyre që ia duan të mirën Kosovës, është shprehur Presidenti Sejdiu pas një takimi që pati sot me Ipeshkvin Dodë Gjergji. I pyetur nga gazetarët për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, e thirrur nga Serbia, dhe nëse ajo do të dërgojë një imazh jo të mirë për Kosovën pas ngjarjeve në Mitrovicë, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha sot se ne si institucione të vendit e kemi thënë dhe e themi se Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj dhe natyrisht në Kosovë ka edhe të atillë që dëshirojnë ta prishin imazhin e mirë të përgjithshëm që ka vendi ynë.


“Nuk duam të paragjykojmë se cili do të jetë akteri për tërë atë që ka ndodhur, organet e hetuesisë duhet ta bëjnë punën e vet dhe jemi të vetëdijshëm se ata që ia duan të mirën Kosovës nuk e kanë bërë një gjë të tillë. E dimë se Serbia, si gjithmonë deri tash ka bërë përpjekje që të gjejë grimca të caktuara sipas saj për të demonstruar se Kosova nuk mund të jetë një vend i qëndrueshëm dhe stabil, por do ta ketë të kotë, sepse qytetarët e vendit janë akterë të rëndësishëm në stabilitetin e përgjithshëm dhe, në të njëjtën kohë, aktet e dhunës, siç e kemi thënë të gjithë bartësit e institucioneve, por edhe qytetarët, nuk janë rrugë që mund të ndihmojnë ecjen dhe zhvillimin e Kosovës dhe e kemi dënuar si të tillë”, tha Presidenti Sejdiu.

“Për ne është me rëndësi që të shpejtojmë në sqarimin e plotë, është me rëndësi që shumë fakte ekzistojnë se kjo ka qenë një pjesë e protestës së qytetarëve që kundërshtojnë vendosjen e rendit dhe të ligjit dhe ofertën e mirë të institucioneve të vendit për të ndërtuar mekanizma që janë në të mirën e qytetarëve dhe kjo rrugë e mirë e nisur e institucioneve të vendit për të vënë rend dhe ligj në bashkëpunim edhe me EULEX-in do të vazhdojë”, tha Presidenti Sejdiu.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Sejdiu: Shpërthimi në Mitrovicë nuk u bë nga ata që e duan Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum