www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën   Tue Jul 06, 2010 9:38 pm



Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutoj sot për situatën e sigurisë në Kosovë pas një varg incidentesh në veri të vendit. Zëdhënësi i UNMIK-ut Rusell Geekie i ka thënë Radio Kosovës se shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier do të flas për Kosovën në këtë mbledhje dhe ai ka me vete të gjitha informacionet e fundit rreth situatës së sigurisë në Kosovë përfshi edhe incidentet në Mitrovicë


Kreu i UNMIK-ut Lamberto Zannier, do të prezantoj sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një pasqyrë të plotë dhe të balancuar të gjithë situatës në Kosovë, ka thënë zëdhënësi i UNMIK-ut Rusell Geekie.

Zëdhënësi Geekie i ka thënë Radio Kosovës se përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë ka marrë informacionet e nevojshme nga të gjitha segmentet e sigurisë në Kosovë, përfshi edhe ato për hetimet rreth ngjarjeve të fundit në Mitrovicë.

“ Zannier ka qenë i thirrur nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së për operacione paqeruajtëse. Unë ende nuk kam informacione, do të duhet të presim deri në mëngjes, sipas orës lokale të New Yorkut, për t’u siguruar rreth formatit të mbledhjes dhe rreth përfaqësuesve tjerë që do të jenë prezent. Por ju siguroj se zoti Zannier do të mbaj një fjalim të balancuar në këtë mbledhje”, ka thënë Geekie.

Zëdhënësi Geekie, ka thënë se nuk di akoma nëse në Këshillin e Sigurimit do të flas edhe ministri i jashtëm i Kosovës Skender Hyseni. Për këtë ka qenë e pamundur të merret ndonjë përgjigje edhe nga zyrtarë të qeverisë së Kosovës.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është kërkuar nga shteti serb pas vrasjes së një personi dhe plagosjes së 11 të tjerëve javën e kaluar . Ndërkohë që prezantimi i situatës në Mitrovicë do të përfshijë edhe rastin e së hënës së plagosjes së deputetit serb të Kosovës petuar Miletiq.

Me 31 korrik gjithashtu do t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit raporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban ki Moon, mbi zhvillimet në tremujorin e fundit në Kosovë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum