www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kuçi:Jemi për plotësim të kritereve të marrëveshjes tregtare me BE-në

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Kuçi:Jemi për plotësim të kritereve të marrëveshjes tregtare me BE-në   Wed Jul 07, 2010 9:44 pm



Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në takim ekspertët e Komisionit Evropian, shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara me qëllim të nënshkrimit të marrëveshjes tregtare me Bashkimin Evropian. ..


Ndërkaq, ekspertët e Komisionit Evropian duke çmuar lart punën dhe qasjen e Qeverisë së Kosovës diskutuan detajet konkrete të kësaj marrëveshje, duke përmendur kështu nevojën e krijimit dhe reformimit të një sistemi funksional tregtar e cila do të krijonte besimin se Kosova është e gatshme jo vetëm të negociojë dhe nënshkruaj këtë marrëveshje por edhe të jetë zbatuese e saj.

Në kuadër të kësaj marrëveshje janë diskutuar çështje konkrete në fushën e doganave, rregullat e konkurrencës, të cilat ndikojnë në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për investime, mbrojtjen e të drejtave të autorit, reformimin e prokurimit publik, zgjidhjen e kontesteve ndërinstitucionale, eliminimin e barrierave tarifore dhe shumë çështje të tjera që hyjnë në fushën e tregtisë.

Zëvendëskryeministri Kuçi, Ministri për Tregti dhe Industri, Lutfi Zharku dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala treguan vështirësit që Kosova ka në pjesëmarrjen dhe eksportimin e mallrave që garanton marrëveshja CEFTA dhe kërkuan nga të pranishmit që të bëjnë presion të vazhdueshëm në Beogradin zyrtar për të hapur dyert e bashkëpunimit ekonomik.

Ekspertët e Komisionit Evropian po qëndrojnë për një vizitë tre ditore në Kosovës, me qëllim të analizimit të gjendjes në lidhje me plotësimin e kritereve të kërkuara për nënshkrimin e marrëveshjes tregtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Unionit Evropian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Kuçi:Jemi për plotësim të kritereve të marrëveshjes tregtare me BE-në

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum