www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Amanetet e Israsë dhe të Miraxhit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
PRINCO
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 524
Data regjis. : 22/12/2009
Age : 35
Location : Mbi token e Zotit

MesazhTitulli: Amanetet e Israsë dhe të Miraxhit   Thu Jul 08, 2010 3:31 am

Autor: Mustafa Imamoviq



“Isra” në islam do të thotë udhëtim nate me të cilin Allahu xh.sh. e ka shpërblyer të dërguarin e vet Muhammedin a.s. nga Mesxhidi Hrami i shenjët, në Mekke deri te Mesxhidi Haramin, në Aksa, në Kudus (Jerusalem), ndërsa “Miraxh” do të thotë ngritja e Pejgamberit në sferat më të larta qiellore dhe shkuarja e tij deri në kufirin ku mbaron njohuria njerëzore dhe ajo engjëllore.

Israja dhe Miraxhi kanë themelin në Kur’anin a.sh. dhe syneti i Muhammedit a.s. Kaptina e shtatëmbëdhjetë e Kur’anit e mban emrin “Israë” dhe në tërësi i kushtohet kësaj ngritjeje, dhe atë në mënyrë të veçantë i cili përbëhet nga aluzioni.

Në fillim të kaptinës kuranore El-Israë thuhet: “I pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e ngriti në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit gjer në Mesxhidi Aksa, rrethinën e së cilës Ne kemi bekuar, për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai të gjitha dëgjon dhe sheh” (El-Israë, 1).

Fillimi i sures pesëdhjeteshtatë gjithashtu flet për këtë ndodhi, ku thuhet: “Pasha yllin kur ai bije, shoku i juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar! Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet. Atë ai mësoi, Ai fuqiploti (Xhibrili). Që ka mendje precize dhe që u përqendrua në formën e vet (reale). Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja). Pastaj u lëshua dhe iu afrua. E ishte afër sa dy herë (dy kut) apo edhe më afër. Dhe i shpalli robit të Tij atë që e shpalli, zemra nuk e mohoj atë që e ka parë? Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër tek Sidretul Munteha. Që pranë saj është xhenetul Me’va (kopsht strehimi i...) Atëherë kur Sidrën e mbuloji çka e mbuloji. Shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoi as nuk tejkaloi. Ai (Muhammedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet” (El-Nexhim, 1-18).

Vet Pejgamberi jep përshkrimin e Miraxhit të cilin e transmetojnë dyzetepesë shokët e tij. Mbështetur në hadithe transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, këto rrëfime mund të dëshmohen:

Rrëfimi i parë, Pejgamberi një natë gjendej vetëm në shtëpi, sipas rrëfimit të dytë, në namazin e natës, e sipas të tretit, kur u paraqit meleku Xhibril, e hapi kraharorin dhe e pastroi zemrën e Pejgamberit, pastaj me Burakun (nga burak: vetëtima) e ngriti deri në Haremin Mesxhidi Aksa në Kudus. Aty i ka falur dy rekat namaz, dhe pastaj Xhibrili ofroi gotën me qumësht dhe gotën me verë (vera: nuk ngjason me pijen e prodhuar nga dora e njeriut), ndërsa Pejgamberi e zgjodhi qumështin, të cilin e vërejti Xhibrili që e zgjodhi atë që është natyrore. Pastaj Pejgamberi u ngrit në qiell, ku në secilën sferë nga shtatë sferat qiellore u takua dhe u njoftua me një të Dërguar të madh. Pastaj meleku Xhibril, e barti gjer te kufiri ku meleku (Xhibrili) nuk mund të kalonte duke thanë, se; nëse kaloj më tutje do të digjem. Aty, Pejgamberit është shpallur ajo çka është shpallur, e myslimanëve është lënë në detyrë dhe për obligim pesë kohët e namazit (brenda një dite).

Duke përfituar përshtypje nga pamjet në Xhenet dhe gëzimet e tija dhe në Xhehenem me vuajtjet e tija. Pejgamberi u kthye në Kudus ku një kohë shërbeu si imam.

Njerëzit, të cilëve të nesërmen Pejgamberi i tregojë për përjetimin e përvojës shpirtërore nga ky udhëtim për këtë bashkëkohanikët në mënyra të ndryshme reaguan. Disa mekkas bënin tallje duke kërkuar nga Pejgamberi që ta përshkruaj Kudsin, e të tjerët kërkonin njohuri për karvanët e humbura që duhej të ktheheshin nga Palestina. Pejgamberi, për keqardhje të tyre, kishte përgjigje në këto pyetje. Me shpresë se nuk duhet besuar, disa të tjerë shkuan te Ebu-Bekiri dhe treguan rrëfimet e Muhammedit, por ky besimtar i devotshëm, vetëm tha: “Nëse ka folur Muhammedi, është e vërtetë; unë i besoj edhe më tepër se kjo".

Në pyetjen, se si ndodhi ky udhëtim e ngritje, fizikisht, pra shpirtërisht dhe me trup, ose vetëm shpirtërisht, mendimtarët islam japin dy përgjigje:

E para është se shumica dërmuese e mendimtarëve islam e mbajnë qëndrimin që ky ngritje ishte fizikisht, me trup dhe me shpirt. Argumentet e tyre janë këto:

1. Kontesti “I lavdëruar qoftë Ai i cili në kohë të shkurtër të natës e ngriti robin e vet ...” në të cilin flitet për lavdërimin dhe madhërinë e Zotit, udhëzon në madhësinë e vet ngjarjes, ndonëse ëndrrës nuk i kushtohet rëndësi e madhe, thonë ata;

2. Fjala “rob” paraqet sintezën e trupit dhe të shpirtit, dhe dëshmia “në një kohë të shkurtër nate e ngiti robin e vet” pakundërshtueshëm shkon në favor të vërtetimit të atyre të cilët pohojnë se Israja dhe Miraxhi ishin me trup dhe me shpirt;

3. Fakti që kjo ngritje ndodhi natën tregon në rëndësinë dhe madhështinë e kësaj ngjarjeje, duke marr parasysh se edhe Shpallja e parë ka ndodhur në një natë të bukur dhe të çmuar;

4. Që Isra’ja dhe Miraxhi ishin vetëm shpirtërisht, bashkëqytetarët e Pejgamberit nuk do ta kishin nevojë këtë të përgënjeshtrojnë e disa të tjerë ishin të gatshëm që ta braktisin fenë që posa e kishin përqafuar.



Të tjerët këtë udhëtim-ngritje, konsiderojnë si “përjetim të thjeshtë të shpirtit’’ dhe të cilët argumentet e marrin një pjesë të ajetit të gjashtëdhjetenjëtë të sures El-Israë, ku thuhet: “E ëndrrën të cilin të kemi treguar kemi bërë sprovim njerëzve”. (El-Israë, 61).

Sipas rrëfimit të Ibni Abbasit që janë shënuar në hadithet e Buhariut, kjo ëndërr ka të bëj me Miraxhin, dhe atë të cilët pohojnë se Miraxhi ka ndodhur në ëndërr, i referohen këtij ajeti. Ibën Abasi duke e komentuar këtë ajet, thotë: “Atë që Pejgamberi i ka pa në ëndërr, i ka pa edhe me sy.” Prandaj, ëndrrat e Pejgamberit s’janë njësoj si ëndrrat e njerëzve të rëndomtë.

Sipas mendimeve të disa sufinjëve (dijetarëve islam), ajo që përmendet rreth Miraxhit janë vetëm simbole. Qielli paraqet botën e lartë shpirtërore, sferat qiellore tregojnë nivelin e ngritjes shpirtërore të atyre të cilët aty i takoi Pejgamberi. Meleku është aluzion për aftësi dhe forcë. Xhibrili është shenjë e fuqisë të Zotit, e Burak-u është, sërish, metaforë për shpejtësinë.

Ibnul-Ajni në shkrimet e veta mbi shpjegimin sufistik të Miraxhit thotë, edhe këtë:

“Në krahët e spiritualitetit (revhanijet) me ndihmën e fuqisë së Zotit, Alejsselami u ngrit me shpejtësinë e vetëtimës nga bota materiale në atë shpirtërore, në mbretërinë shpirtërore të Zotit, tek kufiri i fundit, gjer te i cili arrin mendja njerëzore, e lë atë që e ndanë nga Zoti: Xhiblilin, Burakun, dhe në refref, që do të thotë në admirimin e pastër hapërdahet në Zotin”.

Në këtë dritë janë edhe disa rrëfime ku përmenden hapja e kraharorit të Alejhisselamit dhe dëlirja e zemrës, duhet kuptuar si përgatitje paraprake, pastrim dhe larje për një ngritje të tillë.

Pikërisht, siç thonë sufinjët, Shehati: Në Miraxh gjejmë argumente praktike dhe të prekshme mbi rëndësinë e brengës shpirtin njerëzor e cila është fshehtësi e Allahut në njeriun. E kur shpirti pastrohet, lirohet nga ndikimi i materies dhe kur lidhet fortë për të vërtetën dhe mirësinë, atëherë ngritet gjer në sferat e larta dhe shkon në tërësinë qiellore. E kur shpirtit kushtohet rëndësi më e madhe ai bëhet më i fortë se trupi ashtu që para madhësisë shpirtërore bie ana materiale e organizmit njerëzorë.

Ndërkaq, që sa më mirë të kuptohet Israja dhe Miraxhi, ata duhet vështruar edhe në rrethanat shoqëroro-historike e cila ishte prezent në Mekke, në kohën e Pejgamberit si dhe nga aspekti i institucionit të pejgamberisë ose nubuvetit.

Për sa i përket rrethanave shoqëroro-historike në të cilën ka ndodhur Israja dhe Miraxhi, nga historia islame është e njohur mirë që kushtet për misionin e Pejgamberit në Mekke në atë kohë ishin të vështira. Muslimanët në dy raste, për shkak të kushteve ë vështira, u shpërngulën në Abisini (Etiopi).Me qëllim të shmangies nga bojkot shoqëror ,Alejhisselami tre vjet qëndroi në Shibe, në pasurinë e Ebu Talibit. Në kohën kur Alejhisselami i mbushi dhjetë vjet në misionin e Pejgamberit në afat vetëm prej tridhjetë ditësh ndërroi jetë bashkëshortja besnike Hatixhja dhe mbrojtësi dhe kryetari i fisit, axha Ebu Talibi. Me vdekjen e të cilëve u zhduk edhe përkrahja e fundit. Misioni jo i suksesshëm në Taifa thellë e preku Pejgamberin i cili kishte mbetur pa përkrahje, të vetmin shpresë e kishte ndihmën e Zotit. Pikërisht atëbotë ndodhi që të ftohet në Isra dhe në Miraxh, të cilat Ibn Sadi në “Tabekatet” e veta, që datojnë tetëmbëdhjetë muaj para hixhretit dhe të cilat duhet kuptuar si një lloj përkrahjeje dhe shpërblim të Allahut, e cila pasoj pas dhjetë vjet sprovash dhe mundimesh të mëdha.



Për sa i përket aspektit, dimensioni i pejgamberis ose nubuveti, Isranë dhe Miraxhin duhet kuptuar në kontestin që sa më lehtë të kuptohet dhe të pranohet. Ky institucion, pegamberizmin ose nubuvetin, është një nga parimet të besimit islam, është i njohur që pejgamberizmin ose nubuvetin e karakterizojnë muxhizet, ose paraqitjet dhe ndodhitë të çuditshme dhe mbinatyrore me të cilat Allahu i shpërblen pejgamberët, e cila vjen si dëshmi për ekzistimet e të dërguarve. Prandaj, Isranë dhe Miraxhin duhet pranuar si muxhize të Alejhiselamit, andaj atëherë pyetjet në lidhje me natyrën dhe mënyrën e zbatimit të tyre janë çështje të dorës së dytë ose efemere.



Sa i përket rëndësisë dhe amanetit të cilat na lënë Israja dhe Miraxhi, mund t’i përmblidhen në tri porosi:

1. Njësishemëria e besimit : Ky udhëtim nga Mesgjidi Haremi në Mesgjidi Aksa, si dhe ngritja në sferat qiellore mund të vihet në lidhje me njësishëmërinë e besimit, si dhe në lidhje me vendet e shenjta e të gjitha religjioneve monoteiste. Me këtë udhëtim është vendosur lidhja e pandashme ndërmjet pejgamberit të fundit të Zotit, Muhammedit a.s., si dhe të pejgambereve të Zotit para tij, si dhe lidhja reciproke e vendeve të shenjta të Mekkes dhe të Kudsit, si dhe lidhja e tyre me sferat më të lata qiellore.

2. Namazi: Deri tek Israja dhe Miraxhi, Alejhisselami dhe Myslimanët kanë kryer dy namaze (brenda një dite, Sh.B.), në mëngjes dhe në mbrëmje, nga dy rekat, e që në Miraxh u vendos obligimi në pesë kohët e namazit që duhet kryer brenda ditës. Nga ky aspekt, namazi paraqet pjesëmarrjen e besimtarit në miraxhin e madh, pastaj mjet i cili pamundëson sjelljen johumane, si dhe rrugë e cila shpije tek Allahu. Nuk është çudi, që për këtë arsye, për namazin, si parim kryesor të praktikës islame filozofi dhe poeti egjiptian Mahmud el-Akkadi, thotë kështu: “Po të mos ishte ibadet kryesor, do të ishte adet i rëndomtë.’’

3. Dymbëdhjetë porositë: Rezultat i vizitës qiellore janë edhe dymbëdhjetë porositë, si thotë Hamidullahu, të cilat Allahu i shpalli besimtarëve myslimanë, e ato janë:

-Mos adhuro tjetër zot pos Allahut,

-Nderoje prindërit,

-Jepi çdo të afërmi drejtën që i takon, dhe të varfërve, dhe ati në gurbet, dhe mos harxho jashtë mase,

-Mos i mbyt fëmijët nga frika e varfërisë,

-Mos u afro imoralitetit,

-Mos u bënë koprrac, as harxhus i pa masë,

-Mos mbyt,

-Mos e keqpërdorë mallin e jetimit,

-Mos e tradhto fjalën e dhënë,

-Mos e keqpërdor masën dhe peshën,

-Mos u qas asaj për të cilën nuk ke njohuri,

-Mos ec nëpër tokë me kryeneçësi.



Në fund, shtrohet pyetja, se sa janë të nevojshme, jo vetëm neve, por edhe në tërësi botës,

në këto kohëra të vështira dhe të rrezikshme, këto principe hyjnore. Më tepër se buka taze e ajri i pastër. Andaj, porosia e kësaj nate le të jetë që t’i përmbahemi këtyre vlerave dhe të punojmë në afirmimin e tyre, në ç’mënyrë do të jemi më afër Zotit dhe njerëzve, krahas me qëndrimin e El-Gazaliut, që njeriun duhet ta stolisi morali hyjnor.

Për nder të kësaj nate të madhëruar, është mirë të agjërojmë. Me agjërim i afrohemi Zotit, në njërën anë, dhe me agjërim luftojmë kundër vringëllimave me fjalë të rënda rreth nesh, nga ana tjetër.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Amanetet e Israsë dhe të Miraxhit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum