www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Një i vrarë e dy të plagosur për ujë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Një i vrarë e dy të plagosur për ujë   Sun Jul 11, 2010 1:12 am




Gjakovë, 10 korrik- Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur me armë zjarri në fshatin Babaj të Bokës, tetët kilometra larg Gjakovës. Kjo vrasje ka tronditur gjithë banorët e kësaj ane.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7.30 minuta, të shtunën në mëngjes. Aktin e vrasjes dhe plagosjes së këtyre personave e ka konfirmuar edhe zyrtari për Informim i Drejtorisë së
Policisë Rajonale në Pejë Xhevat Ibra. Mirëpo ai nuk ka dhënë hollësi për ngjarjen e kobshme. Ndërkohë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, në Gjakovë, kanë thënë se rreth orës 8 e 30 minuta në emergjencë janë pranuar dy të plagosur. Sipas mjekëve kujdestarë i plagosuri Ismet Hajdari është i qëlluar në kokë me armë zjarri dhe është në gjendje të
rëndë shendetësore, prandaj është përcjellë menjëherë në QKU, në Prishtinë, ndërsa i
plagosuari tjetër, Luan Syl Bajrami me plagë në kraharor është duke u kuruar në Spitalin e Gjakovës.
Njoftohet se policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërkohë po bëhen hetime. Hetuesit në vendin e ngjarës kanë gjetur një pistoletë afër trupit të viktimës. Ndërkohë, trupi i të
vrarit është dërguar në Morgun e Prishtinës për obduksion dhe ekzaminim.
Banorët e fshatit Babaj Bokës pohojnë se fillimisht me armë zjarri është qëlluar në kokë Ismet Hajdari, rreth moshës 40 vjeç, pastaj i biri i tij, Qendrim Ismet Hajdari, rreth 20 vjeç, student i vitit të parë në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Gjithnjë sipas deklaratave të banorëve të fshatit, autori i vrasjes është banor i fshatit Babaj Bokës (L (S) B), rreth 30 vjeç, i cili po kurohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës nën mbikëqyrjen e policisë. Sipas të dhënave të para shkak i kësaj ngjarje të kobshme ka qenë mosmarrëveshja për rendin e ujitjes së tokës.
Fshati i Babaj Bokës ka një bilancë të kobshëm vrasjesh, që kanë ndodhur pas çlirimit të Kosovës dhe me largimin e forcave serbe, me saktë pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë. Në këtë fshat deri më tashti kanë ndodhur pesë vrasje.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Një i vrarë e dy të plagosur për ujë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum