www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nokia do të përdor Linux në celularët e saj N-Series

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
avatar

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

MesazhTitulli: Nokia do të përdor Linux në celularët e saj N-Series   Tue Jul 13, 2010 12:34 am


N-Series ka qenë celulari më i rëndësishëm për Nokia për vite me radhë dhe si i tillë ai ka dominuar tregun e celularëve të mençur, derisa u paraqit në vitin 2007 Apple iPhone. Qysh prej kësaj kohe Nokia vetëm ka pasur telashe me këtë treg dhe nuk po mund të këndellet.


Nokia do të përdor softuerin Linux MeeGo në linjën e saj të celularëve N-Series, duke shpresuar se platforma e re do t’i ofrojë një mundësi më të mirë për të luftuar kundër rivalëve siç është Apple dhe Google.

N-Series ka qenë celulari më i rëndësishëm për Nokia për vite me radhë dhe si i tillë ai ka dominuar tregun e celularëve të mençur, derisa u paraqit në vitin 2007 Apple iPhone. Qysh prej kësaj kohe Nokia vetëm ka pasur telashe me këtë treg dhe nuk po mund të këndellet.

Nokia N8, do të jetë celulari i fundit nga seria N që do të punojë mbi platformën Symbian. Edhe pse kjo mbetet lider në tregun e smartphone-ve, ajo vazhdimisht ka humbur pjesëmarrje në treg e edhe këtu i ka fajet sistemi operativ i Apple, iOS.

“Pajisjet e ardhshme N-Series do të bazohen në MeeGo” tha zëdhënësi i Nokia, Doug Dawson.

Nokia dhe Intel në shkurt patën krijuar MeeGo, që ishte një bashkim i platformës së Nokia-së, Linux Maemo dhe e Moblin-it të Intel, dhe që bazohet në softuerin me kod të hapur Linux.

“Konfirmimi se MeeGo do të përdoret për celularët e ardhshëm N-Series tregon se Nokia është duke vendosur të gjithë pasurinë që ka në këtë platformë për të sfiduar rival si Apple e HTC” tha Ben Wood, drejtor hulumtues pranë kompanisë konsulente Britanike, CSS Insight.

Verzione të sistemit operativ Linux, gjithashtu duke përfshirë Google Android, LiMo dhe Palm WebOS, kanë fituar pjesëmarrje të vazhdueshme në treg, dhe po vazhdojnë të bëjnë një gjë të tillë.

Në çerekun e parë të këtij viti, pjesëmarrja e përgjithshme e celularëve Linux u ngrit në 14 për qind, nga 8.5 për qind sa ishte para një viti, ka theksuar Gartner.

Linux është platforma më e popullarizuar për sistemet operative kompjuterike me kod të hapur dhe që ofrohet për publikun pa pagesë.

Ai është sistem operativ rival i drejtpërdrejt i sistemit operativ të Microsoft, Windows q
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Nokia do të përdor Linux në celularët e saj N-Series

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Teknologji-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum