www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Microsoft vret celularët Kin, fajësohen shitjet e dobëta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
avatar

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

MesazhTitulli: Microsoft vret celularët Kin, fajësohen shitjet e dobëta   Tue Jul 13, 2010 12:36 am


Kompania premtoi se ende do të shes Kin One dhe Kin Two përmes Verizon, por ka anuluar të gjitha planet për dëbutim ndërkombëtar. Ajo nuk ka bërë të ditur ndonjë detaj sesa do të zgjas shitja në të ardhmen por e ka bërë të qartë se do të koncentrohet ekskluzivisht në Windows Phone 7.

Microsoft gjatë ditës së sotme befasoi industrinë e celularëve duke përfunduar linjën e celularëve Kin, vetëm gjashtë javë pasi u lansua në mes të muajit maj.

Kompania premtoi se ende do të shes Kin One dhe Kin Two përmes Verizon, por ka anuluar të gjitha planet për dëbutim ndërkombëtar. Ajo nuk ka bërë të ditur ndonjë detaj sesa do të zgjas shitja në të ardhmen por e ka bërë të qartë se do të koncentrohet ekskluzivisht në Windows Phone 7.

“Ne kemi marr vendim të fokusohemi ekskluzivisht në Windows Phone 7 dhe ne nuk do të dërgojmë për shitje Kin në Evropë, siç ishte planifikuar të ndodhë gjatë vjeshtës” thuhej në një deklaratë të lëshuar nga Microsoft. "Përveç kësaj, ne jemi duke integruar ekipin tonë Kin në ekipin Windows Phone 7, duke inkorporuar në këtë mënyrë idetë dhe teknologjitë Kin në paraqitjet e ardhshme Windows Phone”.

Fundi i Kin ishte konfirmuar së pari kur Verzion përfshiu Kin në një shitje të celularëve të vjetër, por shqetësimet rreth shëndetit të tij filluan menjëherë pas lansimit, pasi një thashetheme që nuk u konfirmua asnjëherë sugjeroi se Verizon mund të ketë shitur vetëm 500 Kin celularë anembanë SHBA-së. Stafi shitës madje citohet të ketë thënë se Pre Plus e Pixi Plus të Palm, kanë pasur shitje shumë më të mirë.

Fajin kryesor për vdekjen e serisë Kin mund ta ketë plani i çmimit. Megjithëse larg prej një celulari të mençur dhe me mungesa të mëdha në aplikacione të palës së tretë dhe madje me mangësi të veçorive kyçe siç është kalendari, Microsoft dhe Verizon u pajtuan të kërkojnë planin 70 dollarësh sikruse për një smartphone të plotë.

Kin ishte pjesë e një projekt të inicuar nga Microsoft dhe që quhej Pink, i cili ishte zhvilluar paralel me projektin Windows Phone 7, produktet e të cilit pritet të paraqiten më vonë gjatë këtij viti. Ato kanë pasur tastierë rrëshqitëse QWERTY, kanë qenë të prodhuara nga SHARP, por softueri, shërbimet online dhe hardueri ishte përcaktuar nga Microsoft. Koncentrimi i tyre maksimal ka qenë në rrjetet sociale.(pcworld)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Microsoft vret celularët Kin, fajësohen shitjet e dobëta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Teknologji-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum