www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kombëtarja e Spanjës mbërrin në shtëpi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
bRuNneta
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 14528
Data regjis. : 01/10/2009
Age : 30
Location : Kalimtare ne rrug te gjata....

MesazhTitulli: Kombëtarja e Spanjës mbërrin në shtëpi   Tue Jul 13, 2010 4:04 pm

Ka filluar festa në Madrid ku përfaqësuesja spanjolle, për herë të parë në histori, kampione e botës, është pritur nga familja mbretërore spanjolle dhe nga kryeministri Zapatero, i cili ka përgëzuar lojtarët e trajnerin për këtë sukses të arritur duke theksuar se kjo skuadër e këta lojtarë, përfaqësuan në mënyrën më dinjitoze vendin e tyre në Afrikën e Jugut.

Më pas, skuadra me Kupën e Botës ka zbritur mes tifozerisë nëpër sheshet e Spanjës ku miliona tifozë kishin dalë për të festuar. Përfaqësuesja e Spanjës mbërriti në Madrid mesditën e së hënës me një avion “Air Bus Iberik”. Kanë qenë të pakët tifozët në aeroport, por që kanë shkaktuar shumë zhurmë në momentin e daljes së lojtarëve me Kupën e Botës në dorë
Të parët që kanë filluar festën kanë qenë pilotët e avionit të cilët në momentin e zbritjes në pistë kanë valëvitur flamuj spanjoll nga dritarja, ndërkohë në trupin e avionit shkruhej “Campeones”, një shprehje qe e thërrisnin të gjithë të pranishmit në aeroport. Më pas ishte radha e kapitenit, portierit Kasijas të ngrinte kupën në momentin e daljes. Pas tij është shfaqur trajneri Del Boske dhe lojtarët e tjerët ë përfaqësueses spanjolle.

Thuajse në të njëjtën orë ka mbërritur në aeroportin e Amsterdamit edhe përfaqësuesja e Holandës, kokëulur pas humbjes në këtë finale të madhe me Spanjën, ku vendimtar ishte Andres Iniesta me golin e tij në minutën e 117-të. Ndryshe nga avioni spanjoll, ai i përfaqësueses së Holandës shoqërohej nga një avion ushtarak.

Pas mbërritjes trajneri Van Marvijk i ka thënë turmës: “Ende nuk na ka ikur zhgënjimi që humbëm këtë finale tre minuta përpara përfundimit të lojës. Do ishte më mirë të shkonim te 11-metërshat pasi është një lojë fati, gjithsesi ne duhet të jemi krenarë pasi jemi një vend kaq i vogël e pavarësisht kësaj, renditemi në vendin e dytë në botë”.


_________________________________________________________________________


Fati nuk është vendi drejt të cilit udhëtojmë...por mënyra e udhëtimit ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Kombëtarja e Spanjës mbërrin në shtëpi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum