www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Askush nuk do ta rrëzojë vendimin për pavarësinë e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Askush nuk do ta rrëzojë vendimin për pavarësinë e Kosovës    Thu Jul 15, 2010 1:11 am



Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi të mërkurën se askush nuk do ta rrëzojë vendimin për pavarësinë e Kosovës dhe se pavarësia është vullnet i pakthyeshëm i qytetarëve të vendit

Sejdiu duke folur për vendimin e GJND-së tha se nuk dëshiron ta prejudikojë, megjithatë sipas tij faktet që i ka ofruar Kosova në këtë institucion nuk mund t’i rrëzojë askush. Po ashtu ai ka folur për gjykata në veri, duke theksuar se është në interes të të gjithë qytetarëve vendosja e ligjshmërisë.

Pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Sejdiu theksoi se është për një zgjidhje të drejtë të Pallatit të Rinisë, që sipas tij do ta bëjnë deputetët e kuvendit komunal.

Ndërkohë, kreu i Prishtinës Isa Mustafa theksoi se e ka njoftuar presidentin Sejdiu për angazhimet që ka komuna. Ai ka përmendur rëndësinë e Ligjit për Prishtinën që sipas tij, jo vetëm do t’i zgjidhë problemet e qytetarëve, por edhe të institucioneve qendrore.

Ndryshe, presidenti Sejdiu vizitën në komunën e Prishtinës e realizoi në kuadër të turneut që do ta ketë nëpër qytete të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mr.Dream
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 575
Data regjis. : 02/07/2010

MesazhTitulli: Re: Askush nuk do ta rrëzojë vendimin për pavarësinë e Kosovës    Thu Jul 15, 2010 1:21 am

Askush ama askush nuk ka te drejte te vendos dhe te merr vendime per te ardhmen e nje populli. Pavaresia e kosoves tashme eshte nje realitet politik, deshen apo nuk deshen te tjeret, puna jone mbtetet te punojne shume ne avancimin e shtetit tone, ti luftojme dukurite negative, te rrisim ekonomine ne menyre qe te zvogelohet nr. i papunesise dhe te kemi raporte te mira me fqinjet dhe miqte tane nderkombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Askush nuk do ta rrëzojë vendimin për pavarësinë e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum