www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hyseni: Pas GJND-së presim njohje nga 35 vende

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Hyseni: Pas GJND-së presim njohje nga 35 vende   Thu Jul 15, 2010 5:14 am




Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, në emisionin "Sy më Sy" të RTV 21, ka deklaruar mbrëmë se ka marrë premtimin nga së paku 35 përfaqësues shtetesh se pas mendimit këshillëdhënës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

"Mund të them se bëhet fjalë për 35 shtete që kanë paralajmëruar njohjen e Kosovës. Unë nuk mund të them se kjo do të ndodhë menjëherë pas shpalljes së mendimit të GJND-së, por kam marr premtimin e atyre vendeve se do të njohin Kosovën", është shprehur ministri i jashtëm Hyseni.

Skënder Hyseni nuk ka përmendur se cilat janë ato shtete. Por, ka vlerësuar se diplomacia e Kosovës është e gatshme që nëse ndodhin këto njohje para Kuvendit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së të bëjë gati dokumentet e nevojshme për të vënë kandidaturën për anëtarësim në KB.

Hyseni poashtu ka thënë se Kosova ka marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me fqinjët e saj më të afërm, Shqipërinë, Maqedoninë e Malin e Zi.

Ai ka shfaqur gatishmërinë që këso marrëdhëniesh të ndërtojë edhe me Serbinë, por ka theksuar se pala serbe me probleme të shumta e pengesa po bën çdo gjë që të pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në tubimet ndërkombëtare e rajonale.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Hyseni: Pas GJND-së presim njohje nga 35 vende

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum