www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Intervist me-Elvir Muriqi: Femrat më seksi janë Elvana dhe Marigona

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Intervist me-Elvir Muriqi: Femrat më seksi janë Elvana dhe Marigona   Sat Jul 17, 2010 12:07 am




Boksieri i njohur Elvir Muriqi në një intervistë për Kosovpress flet për thashethemet në lidhje me modelen Agnesa Vuthaj, ndërsa për të dashurën e tij Rozin thotë se janë së bashku që dy vjet dhe se lidhja e tyre është stabile.
'

Kosovapress: Elvir, kur pritet të shohim në meçin e radhës?


Elviri: Për momentin jam ende në bisedime dhe ende nuk ka të nënshkruar asgjë, por mendoj se meçi i radhës do të jetë para ose gjatë verës.

Kosovapress: Cili do të jetë kundërshtari yt dhe sa jeni të përgatitur?


Elviri: Nuk jam i sigurt, por me siguri do të jetë një meç i fortë. Ndërsa, jam i përgatitur goxha mirë, por prapë vetëm kur të kam meçin e di më mirë se çka duhet të bëj.

Kosovapress: Kalojmë te jeta private. Çfarë lidhje keni me modelen 21 vjeçare nga Republika Domenikane, Roza Gough ?


Elviri: E kam të dashur dhe në gusht do t’i bëjmë dy vjet që nga fillimi i lidhjes.


Kosovapress: Mund të na përshkruani pak më shumë lidhjen e juaj. Si u takuat dhe cilat janë raportet tuaja pas dy vjetësh?

Elviri: Jemi takuar në Nju Jork, në një mbrëmje dhe pas një muaji kemi filluar lidhjen tonë dhe po vazhdojmë shumë mirë. Ajo është një femër e mirë, e thjeshtë dhe më respekton shumë. Lirisht mund të them se është femra e parë me të cilën ndihem shumë mirë me të, sepse unë më herët kam dal edhe me të tjera, por kurrë nuk më ka ndodh të ndihem sikurse tash!

Kosovapress: Thatë se keni pasur afera edhe femra tjera. Flitet se keni pasur afera edhe me disa kosovare të njohura?

Elviri: Nuk e di, më mirë të mos flas. Kur unë them diçka është 100 për qind e vërtetë dhe e di që deri më tash kur kam dashur diçka edhe e kam bërë, dhe kurrë nuk kam thënë çka kisha pas qejf me këtë femër dhe mendoj që më i mirë kam qenë në këtë aspekt se sa në boks. Por dua të them se unë kam tepër respekt për çdo femër në botë, sidomos për shqiptare. Ndërsa, sa i përket të njohurave, është e vërtetë që kam pas dhe ka sa të duash, por jo sikurse jam ndier edhe me Rozin.


Kosovapress: Sa afera keni pasur?

Elviri: Jo, se më fusin në burg dhe nuk është mirë të flas...!!!

Kosovapress: Ka pas spekulime se ju keni qenë në lidhje me Agnesa Vuthajt. Çka mund të thoni për këtë
Elviri: Fjalët për lidhjen me Agnesen nuk kanë qenë thashetheme, por kanë qenë të vërteta. Nuk kam dëshirë të flas, por vetëm dua të them se prej verës së vitit 2007 e deri në shkurt të 2008-së kemi qenë bashkë.


Kosovapress: Edhe pse u ndatë?

Elviri: Jemi ndarë, pasi që rreth disa çështjeve ajo mendon ndryshe e unë ndryshe. Nuk i kemi zgjatë bisedat në çastet e ndarjes dhe unë kam shkuar në drejtimin tim, ajo në të vetin, pasi që nuk dua të jem në një lidhje larg njëri-tjetrit. Por prapë them se Agnesa është një vajzë shumë e mirë dhe kam shumë respekt për të.

Kosovapress: Po kthehemi te lidhja jote me modelen Rozi. A keni vendos cila do të jetë dhurata që do t’i jepni në dyvjetorin e lidhjes suaj?
Elviri: Jo, nuk e di ende, por me siguri që do të jetë diçka shumë e mirë.


Kosovapress: A mendoni që lidhjen e juaj të bëni më të fortë me ndonjë fejesë ose martesë, meqë e dimë se ajo po shkon mirë?


Elviri: Nuk bëj plane.

Kosovapress: Cila femër nga të njohurat tona në Kosovë dhe Shqipëri mendon që është më seksi?


Elviri: Ka shumë... Elvana Gjata është seksi. Marigona Dragusha, gjithashtu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Intervist me-Elvir Muriqi: Femrat më seksi janë Elvana dhe Marigona

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum