www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kuçi dhe Ivanoviq polemizojnë për veriun

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Kuçi dhe Ivanoviq polemizojnë për veriun    Sat Jul 17, 2010 6:07 am





Zyrtarët e lartë të qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë polemizuan sot rreth gjendjes në veri të Kosovës. Gjatë debatit në qendrën mediale në Cagllavicë, zëvendëskkryeministri Hajredin Kuçi dhe sekretari shtetëror serb Oliver Ivanoviq ballafaquan qëndrimet diametralisht të kundërta për gjendjen e serbëve në atë pjesë. EULEX-i ndërkohë, paralajmëroi klimë të re politike pas shpalljes së opinionit të GJND-së....

Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës, i ka quajtur sulme kriminale dhe atak ndaj institucioneve të Kosovës sulmet e fundit në veriun e Mitrovicës. Në debatin e organizuar sot me temën, “Siguria dhe perspektivat në veri të Kosovës”, zv/kryeministri Kuçi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka obligim ligjor vendosjen e rendit dhe të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke mos përjashtuar asnjë mjet legjitim për këtë cështje. Ndërkaq, sa i përket bisedimeve të paralajmëruara teknike Prishtinë-Beograd, Kuçi tha se mund të bisedohet për shumë tema, por kurrsesi për pavarësinë e Kosovës.

Olliver Ivanoviq, sekretar në Ministrinë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, tha se Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe legjitimitetin e isntitucioneve të saja në veri të Kosovës. Ai hodhi poshtë akuzat se gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës është jostabile dhe tha se duhet të pak kohë për qetësi deri në fillimin e bisedimeve teknike Prishtinë-Beograd.

”Për të pasur stabilitet në Mitrvoicë duhet të vendosim ne qytetarët e saj, dhe jo ndonjë plan nga Prishtina. Për ne janë legjitime zgjedhjet e mbajtura nga Serbia dhe njerëzit e zgjedhur nga këto zgjedhje. Duhet pak kohë për qetësi derisa të kemi b siedmiem pas vendimit të GJND-së.”, tha Ivanoviq.

Ndërkaq, Roj Riv, zëvendës i shefit të misionit të EULEX-it, tha se Eulexi po i bën përgatitjet për fillimin e punës së gjykatës në veriun e Mitrovicës ku presin të zgjidhen mbi 50 mijë lëndë. Ai poashtu tha se pas vendimit të GJND-së do të krijohet klimë tjetër politike që do të jet rezultat i bisedimeve teknike.

“Pas 22 korrikut do të krijohet mjedis tjetër politik, ku Kosova dhe Serbia do të diskutojnë çështje praktike, ku hyjnë edhe doganat dhe policia që janë në kompetenca të Eulexit” ,tha Riv.

Debati në qendrën mediale në Caglalvicë u organizua nga Rrjeti Kosovar për Veprim Strategjik.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Kuçi dhe Ivanoviq polemizojnë për veriun

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum