www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Haradinaj në paraburgim në Hagë, rigjykim i pjesshëm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Haradinaj në paraburgim në Hagë, rigjykim i pjesshëm   Thu Jul 22, 2010 2:41 am





Dhoma e apelit e Tribunalit të Hagës për krime lufte urdhëroi sot të ndalen në paraburgim Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, deri në marrjen e një vendimi tjetër....Dhoma e apelit e Tribunalit të Hagës shfuqizoi vendimet e mëparshme dhe ka urdhëruar rigjykim dhe ndaljen në paraburgim të Haradinajt, Brahimajt dhe Balaj.

Dhoma e Apelit me shumicë votash ka urdhëruar rigjykim të pjesshëm lidhur me rastin.

Apeli pranoi ankesën e prokurorisë se nuk i ishte dhënë kohë e mjaftueshme për të shfrytëzuar të gjitha rrugët në mënyrë që të paraqiteshin dy dëshmitarë kyçë të rastit.

Apeli ka arritur në përfundimin se Gjykata ka dështuar në marrjen e masave të nevojshme për të siguruar dëshmitë e disa prej dëshmitarëve.

Dhoma e Apelit ka hedhur poshtë apelin e prokurorisë lidhur me akuzat e tjera.

Gjykata ka vendosur paraburgimin e Ramush Haradinajt, Lah Brahimajt dhe Idriz Balajt deri në një vendim të ardhshëm.

Ndërkohë, koordinatori i Ekipit të Mbrojtjes në Procesin e Ramush Haradinaj, Majkëll O’Relli, përmes një komunikate për media, ka thënë se ekipi është i befasuar me vendimin e sotëm të Dhomës së Apelit.

“Ekipi Mbrojtës i z. Haradinaj është jashtëzakonisht i befasuar me vendimin e sotëm, kjo është diçka që ne s’kemi mundur ta parashohim, posaçërisht duke pasur parasysh lirimin e tij të pamëdyshje dhe unanim të para dy viteve”, është shprehur O’Relli.

“Për ne tanimë çështjet më me rëndësi janë, së pari, që të sigurojmë kthimin e shpejtë të z. Haradinaj në Kosovë dhe, së dyti, të caktohet sa më shpejt data e rigjykimit të pjesshëm”, ka thënë O’Relli, duke sqaruar se nesër do të dalë edhe me një komunikatë tjetër, pasi që ekipi mbrojtës ta ketë studiuar të gjithë materialin.

Ndryshe, Majkëll O’Relli, ka cituar një deklaratë të Haradinajt para shkuarjes në Hagë, i cili kishte theksuar se zhvillimet e fundit rreth rastit të tij duhet të shihen në një kontekst më të gjerë.

“Kosova ka bërë progres të madh, dhe ne duhet të vazhdojmë të besojmë në institucionet ndërkombëtare përkundër prapakthimeve të përkohshme”, është cituar të ketë thënë Haradinaj.

Ai po ashtu, citohet të ketë thënë se çështja më me rëndësi sot është opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Kosovës.

“Duhet të garantohet ecja e Kosovës tutje në procesin e integrimit në bashkësinë e kombeve”, citohet të ketë thënë Haradinaj.(RFE)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mr.Dream
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 575
Data regjis. : 02/07/2010

MesazhTitulli: Re: Haradinaj në paraburgim në Hagë, rigjykim i pjesshëm   Thu Jul 22, 2010 2:48 am

Zoteri Haradinaj do te kthehet dhe do merr qeverine ne dore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: Haradinaj në paraburgim në Hagë, rigjykim i pjesshëm   Thu Jul 22, 2010 3:01 am

Mr.Dream shkruajti:
Zoteri Haradinaj do te kthehet dhe do merr qeverine ne dore.

Kuptohet kur mungon Luani i vjen rendi edhe kti me marr pushtetin po kohe gjat do kaloj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Haradinaj në paraburgim në Hagë, rigjykim i pjesshëm   Today at 2:19 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Haradinaj në paraburgim në Hagë, rigjykim i pjesshëm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum