www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Biden e quan Thaçin George Washington të Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Biden e quan Thaçin George Washington të Kosovës   Thu Jul 22, 2010 8:12 pm

Prishtinë, 22 korrik – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.
Sipas njoftimi për shtyp të Zyrës së kryeministrit, Thaçi dhe Biden kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, për proceset e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe për përmbushjen e të gjitha standardeve demokratike nga ana e institucioneve të Kosovës.
“Kryeministri Thaçi në fillim shprehu konsideratën dhe mirënjohjen më të lartë për kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, si dhe tani në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe të përparimit të gjithëmbarshëm.
Kryeministri Thaçi me këtë rast ritheksoi qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të popullit të Kosovës për raporte të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatë.
Kryeministri Thaçi ka shprehur bindjen se pas marrjes se vendimit nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të fillojë një valë e re e njohjeve për shtetin e Kosovës, duke dëshmuar kështu se pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe, më shumë stabilitet dhe më shumë zhvillim për gjithë rajonin, vazhdon komunikata.
Ndërsa, zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden, sipas komunikatës, ka shprehur konsideratën e lartë për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, vendosmërinë në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për respektimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve, dhe të proceseve të tjera zhvillimore.

Në takim, zëvendëspresidenti amerikan, Biden, ka rikonfirmuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm dhe se do të ketë vetëm ecje përpara drejt proceseve integruese dhe të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të të gjitha vendeve të rajonit.
“Zëvendëspresidenti Joseph Biden ka theksuar se Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës”, është theksuar në komunikatën e Zyrës së kryeministrit.
Po sipas kësaj komunikate, zëvendëspresidenti Biden e ka siguruar kryeministrin Thaçi se integriteti territorial i Kosovës mbetet i pacenueshëm dhe se rendi dhe ligji duhet të vendosen në tërë territorin e Kosovës.
“Zëvendëspresidenti Biden theksoi se e ardhmja e Kosovës është e sigurt në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, përfundon komunikata.
Të mërkurën, kryeministri Thaçi është takuar edhe me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeline Albright. “Në takimin miqësor me znj.Albight, kryeministri shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të popullit të Kosovës për kontributin që ka luajtur ish-sekretarja Albright në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe rolin që edhe sot luan ajo në mbështetje të zhvillimeve në Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës së Thaçit. Ish-sekretarja Albright ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës dhe ka theksuar se “ndihet krenare me arritjet që ka shënuar Kosova, posaçërisht në dy vitet e pavarësisë”. Të mërkurën, kryeministri Thaçi është takuar edhe me ambasadorin Frank Uisner, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për arritjet e deritanishme të institucioneve të Kosovës.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Biden e quan Thaçin George Washington të Kosovës   Thu Jul 22, 2010 10:21 pm

I menqem qenka Biden ,po dika me vleresu :)

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Biden e quan Thaçin George Washington të Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum