www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kosova merr vizën për shfrytëzimin e 318 milionë eurove

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Kosova merr vizën për shfrytëzimin e 318 milionë eurove    Thu Jul 22, 2010 8:13 pm


Prishtinë, 22 korrik - Bordi drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar të martën futjen e Kosovës në programet e këtij institucioni financiar. Nëpërmjet anëtarësimit në programet e FMN-së, Kosovës i është hapur rruga për tërheqjen e 318 milionë eurove, të cilat kanë qenë të zotuara nga institucionet financiare ndërkombëtare.
“Nëpërmjet aprovimit të këtij dokumenti nga bordi i kësaj organizate është krijuar mundësia të shfrytëzohen mbi 60 milionë euro të zotuara nga Banka Botërore, mbi 150 milionë euro nga Komisioni Evropian si dhe mbi 100 milionë euro të tjera kredi nga FMN-ja”, ka konfirmuar Bashkim Isufi, shefi i kabinetit të ministrit të Ekonomisë e të Financave, Ahmet Shala.
Miratimi i anëtarësimit të Kosovës në programet e Fondit Monetar Ndërkombëtar është bërë gjatë vizitës në Uashington të kreut të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministrit të Ekonomisë e të Financave, Ahmet Shala. Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë e të Financave, Thaçi e Shala janë takuar me zv.presidentin e Bankës Botërore, Philipe le Houero dhe me drejtorin menaxhues të FMN-së, Dominique Strauss-Kahn.
“Me zyrtarët e lartë të këtyre dy institucioneve ndërkombëtare janë diskutuar edhe zhvillimet e fundit në sferën ekonomike, procesi i reformave strukturore dhe implementimi i projekteve nacionale të Kosovës, përfshirë këtu projektin e autostradës dhe projektet e privatizimit të ndërmarrjeve publike”, theksohet në një njoftim të kësaj ministrie.
Sipas këtij njoftimi, zyrtarët e këtyre dy institucioneve nuk kanë pasur vërejtje rreth qasjes që Qeveria e Kosovës po ndjek në implementimin e këtyre projekteve dhe të reformave në tërësi. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thuhet se kanë diskutuar me krerët e këtyre dy institucioneve rreth mënyrës së përfaqësimit të Kosovës nëpërmjet grup-vendeve në institucionet vendimmarrëse të këtyre dy organizatave.
Në ndërkohë, ministri Shala është takuar edhe me zv.presidenten e “Milenium Challenge Corporation, MCC”, Sheila Herrling, ku u bisedua për mënyrat e përfshirjes së Kosovës në programet e ndihmave që ofron ky institucion.
“Në këtë drejtim institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me MCC-në për të siguruar të gjitha informatat e nevojshme si parakusht për sigurimin e mbështetjes në realizimin e projekteve të ndryshme”, thuhet në këtë kumtesë për media.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Kosova merr vizën për shfrytëzimin e 318 milionë eurove

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum