www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Adelina Ismajli vendoset në Francë dhe fillon studimet për drejtësi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor


Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

MesazhTitulli: Adelina Ismajli vendoset në Francë dhe fillon studimet për drejtësi   Fri Jul 23, 2010 7:41 pm



Fillon aktrimin
Një pasion i madh i këngëtares si duket po fillon të ngrejë krye kohëve të fundit.
Pjesmarrëse në shumë humore dhe pjesë filimike të metrazhit të shkurtër, Adelina asnjëherë nuk e ka fshehur ambicien e saj për të filluar edhe me aktrim por duke qenë një ndër emrat më të angazhuar të estradës, koha nuk i ka mjaftuar për përkushtim më të madh ndaj aktrimit.
Në këtë drejtim një kontribut të madh ka dhënë edhe një aktor i madh kosovar tashmë i ndjeri Faruk Begolli, i cili sa herë takonte Adelinën, i thoshte pse nuk fillon të merret me aktrim.
Dhe si duket ka ardhur koha dhe momenti që Adelina të shfaqë talentin e saj në një projekt të madh filmik me buxhet të madh ku ajo do të aktrojë përkrah emrave të mëdhej të artit filmik.
Këtë gjë e ka pohuar edhe vetë Adelina në një emision televiziv në Kosovë.
Fillon studimet për drejtësi
Adelina ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme të muzikës me disa profesorë të mëdhenj të muzikës në Kosovë, ndërsa studimet i kishte filluar në Kolegjin “Fama” në Prishtinë si studente me korespondencë, por më vonë i ka ndërprerë për shkaqe të panjohura.
Mes shumë angazhimeve të mëdha që ka ajo, një kujdes të veçantë ka filluar t’u kushtojë edhe studimeve që ka filluar në fushën e drejtësisë, studime këto që i ka mbaruar edhe e motra e saj, Zanfina.
Projekti për Europë në anglisht dhe frëngjisht
Një tjetër projekt të madh që po pregadit Adelina, është edhe albumi i ri për Europë edhe atë në gjuhën angleze dhe franceze. Siç thekson ajo, insistimi për të vendosur edhe ndonjë këngë në gjuhën shqipe do të vazhdojë, por fjalën e fundit do e kenë producentët e huaj me të cilët bashkëpunon.
Nuk flet më shumë rreth projekteve pasi kontratat e nënshkruara nuk lejojnë të thuhet diçka para se të realizohet. I gjithë projekti është i dedikuar tregut europian duke përfshirë këtu vendet e Bashkimit Europian, ndërsa për shitjen e albumit do të përkujdeset kompania e famshme “Media Markt”.
“Momentalisht aktivitetin tim jam duke e realizuar në Francë, ku jam duke bashkëpunuar me disa producentë të njohur atje për realizimin e albumit të ri, dhe normal për këtë investim duhet kohë dhe financa për shkak se nuk bëhen gjërat siç bëhen tek ne për një kohë të shkurtër”, ka theksuar këngëtarja në një intervistë televizive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Adelina Ismajli vendoset në Francë dhe fillon studimet për drejtësi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum