www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rohan: Koha që edhe pakica e BE-së të njohë Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Rohan: Koha që edhe pakica e BE-së të njohë Kosovën    Sat Jul 24, 2010 11:56 pm



Vjenë, 24 korrik - Albert Rohan, ish zëvendës i të dërguarit të OKB-së për Kosovën, Martti Ahtisaari, ka kërkuar që pesë vendet e Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, pas vendimit të GJND-së do të duhej ta bënin këtë.

“Pesë vendet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën – Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qiproja – duhet të futen në një linjë me shumicën”, ka shkruar ai në një koment të botuar sot në të përditshmen vjeneze, Die Presse, transmeton REL.

Më tutje ai ka theksuar se “është koha që të lihen anash të gjitha paqartësitë e mbetura sa i përket statusit të Kosovës në komunitetin e vendeve, dhe rrjedhimisht, së paku të mundësohet stabiliteti i Ballkanit jugor”.

Albert Rohan konsideron se “qëndrimi i përbashkët përfundimisht do ta vendosë BE-në në pozicion për të luajtur rolin që duhet ta luajë në rajonin e Ballkanit dhe ta bëjë më të lehtë për liderët politikë të Serbisë që ta pranojnë realitetin e shtetësisë së Kosovës”.

Sipas tij, derisa Kosova dhe Serbia të mos i normalizojnë marrëdhëniet, as njëra palë nuk mund të shpresoj se do të anëtarësohen në BE, e cila kërkon nga shtetet kandidate që t’i lënë anash të gjitha konfliktet para se të bëhen anëtare.

Pas vendimit të GJND-së për Kosovën, Rohan ka bërë thirrje që “ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’iu shmangur paraqitjes së një konflikti tjetër të ngrirë në Ballkan”.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Rohan: Koha që edhe pakica e BE-së të njohë Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum