www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gordon: Më shumë pavarësi, më pak mbikëqyrje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Gordon: Më shumë pavarësi, më pak mbikëqyrje    Sat Jul 24, 2010 11:57 pm



Prishtinë, 24 korrik - Duam ta shohim Kosovën tërësisht të pavarur, që nuk ka nevojën e pranisë ndërkombëtare, tha për Radion Evropa e Lirë, Philip Gordon, ndihmëssekretar i Shtetit për çështjet evropiane dhe të Euro-Azisë.
Në një intervistë për këtë radio, Gordon shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në procesin e njohjeve ndërkombëtare. “Kjo nuk është gjë e re, pasi që nga dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës kemi nxitur të tjerët ta bëjnë një gjë të tillë, sepse kemi besuar se ky ishte hapi i duhur për paqen dhe stabilitetin në rajon. Deri tani 69 vende e kanë marrë këtë hap, përfshi shumicën e vendeve fqinje të Kosovës dhe shumicën dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së. Një numër i konsiderueshëm shtetesh ishin në pritje të opinionit të GJND-së, një pjesë e të cilave e kanë pritur me kërkesën e vetë Serbisë. Nuk mund të jap ndonjë shifër se sa vende do ta njohin Kosovën shpejt, por janë dhjetëra vende që prisnin vendimin e Gjykatës”.

Në pyetjen se a mendon se duhet të rishikohet prania ndërkombëtare në Kosovë në dritën e rrethanave të reja, Gordon u përgjigj ideale do të ishte që të kishim një vend ku nuk do të ishte e nevojshme as prania ushtarake, as ajo civile. “Por, nuk jemi ende në këtë pikë. KFOR-i dhe EULEX-i janë ende atje. Pra, jemi një hap përpara largimit të panisë ndërkombëtare. Ky mbetet qëllimi ynë. Kosova është shtet vetëm prej dy vitesh dhe megjithatë ka bërë jo pak përparim si shtet funksional. Ka ende shumë për të bërë, veçanërisht në veri, prandaj EULEX-i është aty për të ndihmuar. Qëllimi ynë është ta shohim Kosovën tërësisht të pavarur, që funksionon pa nevojën e pranisë ndërkombëtare. Opinioni i Gjykatës na ndihmon në përmbushjen e synimit”, tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit.
Ndërkaq, pyetjes lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Gordon tha se SHBA-ja mendon se dialogu është i nevojshëm. “Nuk presim që Serbia ta njohë menjëherë Kosovën. Natyrisht ne do ta donim një lëvizje të tillë, por nuk ka shenja se do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Kjo nuk duhet të jetë parakusht për angazhimin konstruktiv të të dyja palëve. Askush nuk ka këmbëngulur për një gjë të tillë. Ne e kemi bërë të qartë se çdo lloj dialogu mes dy palëve nuk duhet të jetë për statusin se nuk do të ishte produktiv. Çështja e njohjes së Kosovës mund të trajtohet në rrugë e sipër. Ne duhet të krijojmë kushtet për këto dy vende që të ecin përpara. Mungesa e dialogut nuk do të ndihmonte askënd”, tha pos tjerash nëp fund të intervistës për REL, Philip Gordon.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Gordon: Më shumë pavarësi, më pak mbikëqyrje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum