www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Opinioni i GJND-së, fitore historike për Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Opinioni i GJND-së, fitore historike për Kosovën   Tue Jul 27, 2010 12:53 am



Kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi sot se opinioni i GJND-së është fitore historike për Kosovën dhe popullin e saj. Këto komente ai i bëri para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke shtuar se “tani është hapur perspektiva e plotë euroatlantike për Kosovën”.

Opinioni i GJND-së ka vulosur pavarësinë e Kosovës dhe ka respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës tha kryeministrin Hashim Thaçi, në adresimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në fillim të seancës së sotme plenare. Ai përsëritë se ky opinion është fitore historike për shtetin dhe popullin e Kosovës por edhe rajonit dhe nuk është kundër askujt.

“Shteti i Kosovës sot është shteti më i legjitimuar në drejtësinë ndërkombëtare, në historinë e re të krijimit të shteteve në botë. Ky mendim ka legjitimuar çdo përpjekje, angazhim politik e ushtarak, sakrificë individuale dhe kolektive të qytetarëve tanë gjatë shekujve, për liri e pavarësi”

Kryeministri përsëriti se pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës i ka ardhur fundi. ”Opinioni i GJND-së tani ka hapur perspektivën e qartë euroatlantike të shteti të Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.

“Po hyjmë në kapitullin e integrimit në NATO, BE dhe me autoritetin tonë sovran kushtetues dhe ligjor. Në të njëjtën kohë, edhe një herë në emër të Qeverisë së Kosovës, pasi që opinioni i Gjykatës i ka dhënë përgjigje më të mirë, më të drejtë gjithë botës, edhe atyre vendeve që ende janë në proces të vendimmarrjes për njohje, ftoj që ta përshpejtojnë këtë vendim dhe ta njohin shtetin e suksesshëm të Kosovës”.

Kryeministri Thaçi foli edhe për mbështetjen e fuqishme që ka marrë nga Shtet e Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës. Ai tha tani do të punohet edhe më shumë edhe sa i takon zhvillimit të brendshëm të Kosovës, në rrafshin e zhvillimit ekonomik dhe ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve si dhe luftës kundër dukurive negative.

Ndryshe kryeministri Thaçi, në mënyrë indirekte dha përgjigje edhe në kërkesën e djeshme të AAK-së, që veriu i Kosovës të shpallet zonë e interesit nacional. “Për ne interes nacional është gjithë territori i Kosovës dhe afirmimi i të drejtave të të gjitha komuniteteve”.

Thaçi tha se do të ketë angazhim për shtet demokratik, funksional e shumetnik ku çdo qytetarë pa dallim do të ndihet krenar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Opinioni i GJND-së, fitore historike për Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum