www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Iniciativa e re serbe është destabilizuese

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Iniciativa e re serbe është destabilizuese   Wed Aug 04, 2010 5:04 pm


Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se çdo iniciativë kundër vendimit të GJND-së për statusin e Kosovës do të sjellë destabilizim në rajon.
“Çdo iniciativë e njëanshme që synon të vë në diskutim autoritetin e GJND-së do ishte krejt e papranueshme dhe njëkohësisht e dëmshme për stabilitetin dhe paqen në rajon, aq më tepër nëse do të vinte nga vendi që kërkoi vendimin nga kjo gjykate”, deklaroi Meta përpara gazetarëve.

“Pas këtij vendimi duhet të shikohet përpara. Statusi i Kosovës është akoma edhe më shumë një çështje legjitime dhe e mbyllur, ndërsa diskutimi midis Prishtinës dhe Beogradit është i domosdoshëm në interes të qytetarëve dhe integrimit evropian të dy vendeve”.

Duke folur për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Tiranës, kreu i diplomacisë shqiptare ka pohuar se ka një progres.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë njohur një progres të theksuar. Gjatë kësaj periudhe ka pasur disa shkëmbime vizitash. Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje. Këto marrëdhënie do të ecin përpara dhe ne shpresojmë që edhe Serbia të reflektojë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe te shohë të ardhmen evropiane”, tha Meta.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Iniciativa e re serbe është destabilizuese

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum