www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kërkohet zhvlerësimi i Rezolutës 1244

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Kërkohet zhvlerësimi i Rezolutës 1244   Wed Aug 04, 2010 5:05 pm



Edhe një mbledhje rutinë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën ka mbaruar pa ndonjë vendim, me pro-et-contra situatës dhe pavarësisë së Kosovës. Rusia dhe Kina, përkundër vendimit të GJND-së kanë vazhduar ta mbështesin rrugën e Serbisë, e cila sipas SHBA-ve, Francës, Britanisë së Madhe dhe vendeve tjera demokratike është “rrugë qorre”.
Këto të fundit u kanë bërë thirrje vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sa më shpejtë, pasi sipas tyre pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm që i kontribuon paqes në rajon dhe më gjerë.

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit, ku është diskutuar raporti tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, tha se gjendja ne Kosove pavarësisht incidenteve të vogla, ka qenë stabile gjatë tre muajve të fundit.

“Nxjerrja e mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka pasur reagim pozitiv në Kosovë dhe rajon dhe ky duhet të jetë një rast i mirë që Prishtina dhe Beogradi të promovojnë dialogun duke pasur parasysh sfondin e integrimit evropian të të dyja palëve”.

Zanier tha se ende nuk është arritur heqja e barrierave ndërmjet shqiptarëve dhe komunitetit serb, por vlerësoi lartë daljen e serbëve të Parteshit në zgjedhje ashtu sikurse edhe kontributin e institucioneve të Kosovës në integrimin e tyre në shoqërinë kosovare.

Nga ana e tij, ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremic, tha se Serbia mbështet përfaqësimin që bën UNMIK-u në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244. Ai tha se numri i të kthyerve krahasuar me numrin e të zhvendosurve nga Kosova (sipas tij 205 mijë) është i vogël.

“Serbët janë të frikësuar të kthehen në Kosovë, janë të frikësuar nga shqiptarët. Prona dhe trashëgimia serbe janë të kërcënuara... Mundësia e KFOR-it për të siguruar trashëgimin serbe është e diskutueshme, pasi Gazimestani i është dorëzuar policisë së Kosovës në mbikëqyrje përkundër kundërshtimit tonë”.

Ndërsa sa i përket vendimit të GJND-së, Jeremic tha se ajo ka dështuar të jep mendimin e qartë, por siç tha ai, ka dhënë një gjykim teknik dhe ka lënë hapësirë për keqinterpretime.

“Ky mendim mund të ketë pasoja marramendëse për botën, sepse ashtu siç ka vepruar GJND-ja, u ka dhënë shembull për secesion shumë rajoneve të tjera sepseratiste. Andaj ne duhet të bashkëpunojmë të parandalojmë skenare të tilla, përndryshe kufijtë e shumë shteteve do të jenë të kërcënuar”.

Kina dhe Rusia vazhdojnë ta respektojnë sovranitetin e Serbisë dhe mbështesin përpjekjet e saj për Kosovën. Sipas përfaqësuesit kinez në OKB, mendimi i GJND-së nuk paraqet pengesë për asnjërën palë për të vazhduar bisedimet që të gjejnë gjuhë të përbashkët.
Nga ana tjetër ministri i punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, i ka bërë thirrje Serbisë të mos vazhdojë me spekulime, por të pajtohet me realitetin, i cili sipas tij është i pakthyeshëm.

“Është nderë të flasë para këtij Këshillit sot, pasi dy javë më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha mendimin këshillëdhënës që e bën të qartë se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare”.

“Shpreh mirënjohjen e thellë të Kosovës ndaj Këshillit të Sigurimit dhe OKB-së për rolin që kanë dhënë për gjatë gjitha fazave e deri më sot, por bëj me dije se tani ka ardhur koha që Rezoluta 1244 të zëvendësohet. Ka ardhur koha që Kosova të bëhet anëtare e barabartë e OKB-së. Kërkesa është e bazuar në ndryshimet marramendëse këto dhjetë vjetët e fundit, sidomos pas shpalljes së pavarësisë dhe mendimit të gjykatës rreth saj”.

Hyseni tha se gjatë dy viteve e gjysmë të pavarësisë është krijuar një shtet multietnik, në paqe me të gjitha vendet rajonit, i njohur tashmë nga 69 vende të botës demokratike.

Hyseni tha se integrimi i komunitetit serb do të vazhdojë, përkundër përpjekjeve të Qeverisë së Serbisë, e cila vazhdimisht i nxitë të refuzojnë institucionet e Kosovës.

“Jemi krenar me punën që kemi bërë deri më sot dhe ne do të vazhdojmë të konsolidojmë shtetin tonë. Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte i qartë, andaj iu bëj thirrje shteteve që deri tani kanë hezituar, të ecin përpara me njohjen e Kosovës”.

“Është koha që Kosova dhe Serbia të fillojnë një kapitull të ri, kapitullin e bashkëpunimit si shteti me shtet, për çështje me interes të të të dyja palëve. Këtë e duam dhe këtë po na kërkojnë edhe miqtë tanë të përbashkët”, tha Hyseni.

Ndërkohë vendet me demokraci dhe ekonomi më të fuqishme në botë, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës si Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe, Japonia, etj, i kanë bërë thirrje Serbisë që të mos vazhdojë me spekulime, por të pranojë realitetin, të cilin sipas tyre para dy javësh e vulosi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Institucionet e Kosovës po vazhdojnë të konsolidohen. Në Kosovë ka pak tension, por është në zbutje e sipër. Dy javë më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e konfirmoi edhe njëherë se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe kjo i ka dhënë fund debatit për statusin e Kosovës...Tash nuk është më koha për spekulime... Në këtë fazë të re, Bashkimi Evropian shpreh gatishmërinë për angazhim në dialog midis dy shteteve të cilat në një të ardhme do të jenë anëtare të këtij unioni”, tha ambasadori francez në OKB.

Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, ai i Japonisë dhe i SHBA-ve, u shprehen se vendet e tyre mbështesin sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës dhe u bënë thirrje vendeve për të njohur Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

“Procesi juridik ka përfunduar dhe kjo do të thotë fund i debatit për statusin e Kosovës. Kosovën e kanë njohur 69 shtete dhe ky përparim është i pakthyeshëm. Andaj Britania e Madhe inkurajon shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sa më parë”.

Shtetet e Bashkuara përsëritën se Kosova nuk është precedent, sepse sipas ambasadores Rosemary DiCarlo duhet pasur parasysh të kaluarën dhe të gjitha ato ndodhi që bënë që Kosova të jetë sot shtet. Ajo po ashtu e kritikoi Serbinë për pengesat që po i bën Kosovës në integrimin e komunitetit serb dhe dënoi kërcënimet me vdekje të gjyqtarëve serbë që kanë pranuar të inkuadrohen në sistemin e drejtësisë kosovare.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Kërkohet zhvlerësimi i Rezolutës 1244

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum