www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qeveria miratoi Projektligjin për vlerat e luftës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Qeveria miratoi Projektligjin për vlerat e luftës   Fri Aug 06, 2010 6:17 pm



Prishtinë, 5 gusht - Qeveria e Kosovës miratoi sot Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre. Duke prezantuar para kabinetit qeveritar, kryeministri Hashim Thaçi është shprehur se ky ligj ka një kosto të lartë buxhetore, por nuk duhet harruar se edhe sakrifica dhe flijimet për lirin e Kosovës ishin shumë të mëdha.
"Kosova është krenare që kishte djem dhe vasha që bënë luftën për çlirimin e Kosovës, dhe nuk duhet të harrojmë se në Kosovë çdo qytetar ishte luftëtar i lirisë dhe çdo qytetar ka kontribuar për lirinë e Kosovës. Përpjekjet tona për liri kanë qenë të gjata dhe të gjithë ata që u angazhuan dhe u flijuan për lirinë e Kosovës, sot po marrin përkujdesin ligjor dhe institucional”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Projektligji rregullon statusin e dëshmorit, invalidit të luftës së UÇK-së, veteranit dhe viktimës civile të luftës, si dhe siguron realizimin e beneficioneve të ndryshme materiale për ata që sakrifikuan dhe kontribuuan në luftën e UÇK-së.
Me këtë projektligj, statusi Dëshmor i Kombit iu njihet edhe atyre veprimtarëve që kanë kontribuar për çështjen kombëtare, individualisht ose të organizuar në grup, dhe që janë vrarë nga armiku, nga data 9 maj 1945 deri më 30 dhjetor 1991.
Projektligji njeh statusin e Komandantit Legjendar për Adem Jasharin, ndërsa familjes së tij në Prekaz të Skenderajt, i siguron të drejta dhe benificione të përcaktuara nga ky ligj dhe me akte të tjera që do t'i nxjerr Qeveria e Kosovës.
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar Urdhëresën Administrative për përjashtimin e vajit për ngrohje (mazutit) nga tatimi i akcizës. Qëllimi i kësaj urdhërese është ngritja e zhvillimit ekonomik dhe të stimulimi i eksportit dhe të prodhimtarisë vendore dhe eliminimin e barrierave administrative që kanë ekzistuar në të kaluarën për importin e mazutit.
Në mbledhjen e sotme, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula Shiroka, ka prezantuar një informatë për procesin e implementimit të projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit. Ministrja ka njohur kabinetin edhe me kontaktet me autoritetet shtetërore të Shqipërisë për të hartuar modalitetet e bashkëpunimit në implementimin e këtij projekti.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Qeveria miratoi Projektligjin për vlerat e luftës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum