www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Sat Aug 14, 2010 1:44 pm

UNË DHE MALLI

Tërë natën bashkë
unë dhe malli

na mbyti halli
i kësaj jete jallane

Kur s’kam gjumë fare
ndez një cigare
brengat i kthej në tym.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Sat Aug 14, 2010 1:45 pm

SHTRËNGIM

Në dhomën e errët
flakë m’u ndiz trupi
kur foli matufi
me një qilim xunkthi
duke fluturuar

Ra në fushë
mes një kënete
që i vinte era parfum.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Sat Aug 14, 2010 1:48 pm

DROJA

Druaj se djalli
me xixa stralli
na vizaton yllin
midis balli

Vijnë pastaj hijenat
t’i grisin pelenat
e foshnjeve të palindura
.

Këta klysh popi
soji e sorrollopi
që të pijnë gjak populli
shekulli s’i ngopi

Në këtë rreth harkor
të rrugëtimit mizor
vetëm lëmshi i fatit
na mbeti në dorë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Sat Aug 14, 2010 1:49 pm

FJALA E HUMBUR

Mbeta pa fjalë
a ditën kur jam nisur në jetë
rrugëve të paruugë
në dritë e mugë

Në guvën e shpirtit
ndryer është qe një shekull
e betuar nën dritë qiri
para ikonës sate
liri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Sat Aug 14, 2010 1:55 pm

E GJATË KJO NATË

Sonte
gjithçka po fle në qetësinë ë vet

Në dhomën time
qielli i ka ndezur fanarët
të mos tremben
qelizat që tajisin
lëngun e jetës

të gjatë shekujt
që flejnë dhomat flejnë qytetet
sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët
bëjnë qarqe,
nëpër vargje
të regjur si gëzofet
shkrihen në vuajtjet e popullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Sat Aug 14, 2010 1:56 pm

E NDIEJ HUMBJEN

Viti shkel vitin
pesha bie
pingul në shpirtin tim
tretur në mërgim

Një pjesë e diellit
m’ është shkëputur
nga qielli i bebëz
nga hija e lotit tim
derdhur
në dhe të huaj

Nëse unë s’ kthehem
hija ime do të bredhë
trotuareve të nbotës
pas mallit tim

Për çdo natë
e bëj nga një shtegëtim
në mendje
për në shtëpi
për amanetin e nënës
para se të japë lamtumirën
pranverave të ikura pa kthim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Sat Aug 14, 2010 1:56 pm

HALL MBI HALL

Turma shkojnë
turma vijnë
mbijnë si bari i keq
në faqen e blertë të globit

Prej shekulli në shekull
kërkojnë lëmoshë
trotuareve të fatit

Trokasin në portë të hapur
kastat luksoze
të ngopura parfumnesh
të një biznesi të ndyrë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Sat Aug 14, 2010 1:57 pm

ORA JONË

Gjurmë pas gjurme
bjeshkë pas bjeshke
na ndoq sopata shpatën
nëpër shekuj

Këtu varrë e atje varrë
më bëhet shpirti mulli ere
në skëterrë pas skëterre
deri kur të bredh me bredh
kështu,o shpirti im?
nga të palarat
e botës pelim

Këtu s’ jam
atje s’më lënë,
o nënë

qenia ime e ndarë në dysh
në udhëkryq
vras veten
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Sat Aug 14, 2010 1:58 pm

E BUKURA MORE

Moj e bukura More
si të lash, e më s’të pash
si të lash, si të lash
si të lash, e më s’të pash
(popullore)

Ec nëpër të kaluarën
për ta gjetur të ardhmen
ëndërro shqip,
frymo shqip
o Arvanit

Hy kalabrisht
i dehur mendimeve
arbërisht
e jetën vazhdo
prore
e dasmën
bëje pleqërisht

Edhe varrin hape
me E bukura More

Rro sa malet
me dhembjen shkëmbore
buzë detit
me shikim të humbur
nga e bukura More
:haha:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Sat Aug 14, 2010 1:58 pm

JETË E VAJ

Rrodhi përrocka ujë loti
rrodhi kot së koti
kur ndryshoi moti

Në katër anët e globit
rri buzë trotuari
duke shikuar
ndërrimin e ngjyrave në semafor

Kërcitën kockat nga reuma
kur filloi riga e shiut
të bjerë nga ai qiell kuq e zi

Në gjysmë u ngrit flamuri.
flamuri i kuq
i larë me gjak
për këtë jetë të pafaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Sat Aug 14, 2010 1:59 pm

MËRGIMTARI

Larg atdheut
larg shtëpie
të shkuan vitet
sikur hije

Vetëm agimi i djalërisë
hap portën e kujtimeve
dhe në fushat e bleruara
të viteve
një çunak këmbëzbathur
mbledh Lulenarçizi

E shkurtër është jeta
si një shirit celuloidi
që fillon në kujtime
dhe mbaron në një beze të bardhë
në murin e moshës

Imazhe gri
si bryma e flokut tënd
ngrin e shkrin në lëvizje
të përhershme
të ëndrrës

.
Rini e thinjur
stacioneve
presin e përcjellin
vagonat me radhë
që bredhin nga stina në stinë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Sat Aug 14, 2010 1:59 pm

E NDIEJ HUMBJEN

Viti shkel vitin
pesha bie
pingul në shpirtin tim
tretur në mërgim

Një pjesë e diellit
m’ është shkëputur
nga qielli i bebëz
nga hija e lotit tim
derdhur
në dhe të huaj

Nëse unë s’ kthehem
hija ime do të bredhë
trotuareve të botës
pas mallit tim

Për çdo natë
e bëj nga një shtegëtim
në mendje
për në shtëpi
për amanetin e nënës
para se të japë lamtumirën
pranverave
të ikura pa kthim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Sat Aug 14, 2010 2:00 pm

NËN QIELLIN E HUAJ

Ky qiell mbi rrokaqiell
dhe jeta jonë drith e miell
brenda mureve të betonit
vyshket e pafaj
në këtë nënqiell

Deri në asht unë kam acar.
dhe duhet të mbulohem
me një re të trashë tymi
ose të pëlcas si tollumbace
në duart e një fëmije bonjak
e gjuajtur
nga një shigjetë acari

Zemra ime e mërdhirë
del gjysmëlakuriqn të shëtisë
nëpër kopshtin e mbuluar me vesë






Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Sat Aug 14, 2010 2:01 pm

BUZË LUMIT RAJNA

Buzë lumit Rajna
mbi syprinën e ujit
hijen mallit e ndeza
tani jam pa hije
i lehtë si avulli
si një hije malli
që ka rënë mbi ujë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Sat Aug 14, 2010 2:01 pm

FJALA JUAJ

Në kujtesë do mbetet
ajo fjalë
që vjen maleve
me flakën e kushtrimit
heu
kush është trim
se ora ka ardhë
ujkun e çalë
ta heqim zvarrë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli   Today at 10:22 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

GA PËRMBEDHJA POETIKE KRISMA E FJALËS;Shaban Cakolli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Poezi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Forums directory | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum