www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:17 pm

LETRA E NËNËS

Radhët i kishte shkruar

me lotët e saj

liqe i pafund

përmallimi

i derdhur nëpër fjalë

ata lot,ai mall

i saj,i përjetshëm

më djeg kahdo si zjarr.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:18 pm

BABAI

Fytyra e babit

mu shfaq në atë ëndërr

në orët e agut

më tha:

që tu përngjash burrave

bëhu ballë furtunave

forco unin tënd

më tha, dhe dhembjet bluaj

në vetvete, mos u ndjej

kurrë i huaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:18 pm

TOKA IME

Të më falësh toka ime

për vitet kur isha djalë

mbi ty ndoshta kam lënë gjurmë

që të lënduan, t’erdhën rëndë

sapo kuptova se ikën vitet

pa praninë tënde,toka mëmë

flokët e thinjur

zemrën e vrarë

dua të më falësh

mua fëmiun plak

të të dua tash nga larg

me mallin çmendurak

përgjithmonë mallkoj kurbetin

kohën që na treti në këtë rrugë

mall ta kemi ne njëri-tjetrin.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:19 pm

TRONDITJE KOHËSH

I thotë e djeshmja të sotmes

unë lart e ti poshtë qëndrojmë

e sotmja i thotë të djeshmes

s’bëre gjë fare për fatin tonë

përgjatë ecjes së vet

ky ndërrim kohësh

kërkon dritë dhe identitet

jo rrallë na mashtron lakmia

kur dalim në maje,

pa çarë kokën se çfarë thotë populli

ata të lodhurit t’përvuajturit

me dhembjet e tyre ndër llërë

kot provojmë t’i lëkundim askushët

Shqiprëinë, ata, e kanë nënë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:20 pm

DIÇKA SI ZGHËNDËR

Portat e ëndrrave

natë e për natë

i hapi në shtrat,

zemra mal më bëhet

hapëroj nëpër Gjilan

hy dhe dal

shtigjeve të tua

kohën e ndal në “Kristal”

me poetë me këngëtarë,

por mëngjeseve trishtohem

sapo takoi fqiun e parë

e më thotë:Guten morgen.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:20 pm

KËNGË FATI

Në fytyrën tënde

dhembjet t’i lexova

në mua lexova vuajtjen

që po fillon prej tash

dhembjet le të na dhembin bashkë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:21 pm

FATKEQËSI BREZASH

Stinët ndërrojnë netët

në kalendar,s’ndërrojnë rrugët

për t’pagjumët mërgimtarë

rrugë dje

rrugë sot

Evropën e mbushëm plot -

kohët ia mbathën brenda natës

lum i forti në baltë btë shtrëngatës

rrugë dje,rrugë sot

Evropën e mbushëm plot

mërgimtarë e plagë e vrragë

t’pagjumët ne

si sot si dje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:21 pm

DIKUR DHE TASH

Kur u nisëm n’rrugën e dritës

jeta me vdekjen

qëndronin bashkë

shtrat për shtrat

ndanin epilogun në lojë gjaku

pa dhembje assesi s’ka bërë

shpirtin shtrëngoja me dhëmbë

duroj, prapë, sa mund të durohet

nga caku nuk lëkund dot mendjen

edhe në vdeksha

s’dua të vdes pa emër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:22 pm

KUR E MUNDËM KUÇEDRËN

Djalli e dërgoi një kuçedër

në kthetra helm,me gojë flakë

shqiponja i doli para, e ndali

e hodhi t’plandosur në batak

po u nise ndonjëherë tjetër

do pësosh sërish më keq

ik zonja e egër kuçedër

kthehu në Karpate te i yti dreq.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:22 pm

E NDJEJ THIRRJEN E NËNËS

Shkojnë stinët

dhe prapë vijnë

dhembjen

ç’ma kanë bërë grumbull

e ti, biri i nënës

kaq vite je humbur,

thirrja jote, nënë

zemrë po ma gris

këtu i mërguar n’male

në një qytet të Gjermanisë

a je lodhur

a je plakur, nënë

nëpër atë furtunë

saherë të kujtoj unë ty

motet më rëndojnë më shumë.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:23 pm

SIMBOLIKE

Jemi përcaktuar për dritën

mbrapa kurrë më s’do kthehemi

tash e tutje

na duhen dy flamuj

njërin mbi kufomë

tjetrin mbi pullaz

dhe jeta jonë shqiptare

le të rend nëpër breza

krejt origjinale

e bujshme, krenare.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:23 pm

NDARJE QË DHEMB

(Azem Shkrelit)

Në kohëra të pakohë

pëplot pelin e shtërngatë

sikur edhe Vdekja

bënë rendin si për inat

nëpër kohët e pakohë

ngatërrohen rendet

sulet e pikas atdhetarët

e dikund njerëzit e penës

shuan papritmas jetëra

rrëzon tempuj drite

shuan mendje të holla

maja të letrave shqipe

e mori Azem Shkrelin

dhe befas e ndau prej shkrimit

vargjet, veprat flasin me kohët

përjetshëm n’vel t’kujtimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:24 pm

KUR MA VRANË KËNGËN

Unë, rrapsodi i harruar

këngën e kam pëlcitur

në një kohë të perënduar

jehonën e saj e lashë peng

anë e kënd nëpër Dardanë

por, atë ditë që nga nëna më ndanë

shpirtin ma dogjën dhe këngën ma vranë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:25 pm

FJALA E JUAJ

Fjalët i kam humbur

atë ditë kur jam nisur

nëpër jetë ashpërsive

endjeve nëpër dritë e mugë

jehona e tyre, kudo

më ndiçte nga pas

me acar e furtunë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:25 pm

BETIM NË VETE

Nuk ndahem gjallë

prej teje

gjaku im je ti

nëpër dje

dhe vetëm për ty

vdekjes përballë i rri.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:26 pm

QËNDRIM I NJËRTAJTSHËM

Përditë nga pak digjem

për shpresën tonë, t’vetmen

n’këto strehë të huaja vyshkem

as s’ju takoj e as s’më takojnë

por jo, assesi nuk thehem

dëshirat nuk treten

e shpresat nuk vdesin

patjetër do qëndroj

shpresën s’mund ma vret askush

në pamje do t’vdes i njomë

nga brenda i djegur prush.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:27 pm

ANTIHESHTJE

Heshtja,

është më e rëndë se vdekja

kur fjalët

të vdesin ashtu nëpër buzë

kështu përditë

e torturon keq jetën

as i gjallë

as i vdekur

pa e thënë të vërtetën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:27 pm

ZIA E JETËS

Unë pjella e jote

larg çerdhës kam mbetur

frymoj heshtur nëpër mote

nëpër jetë si hije e vdekur

mbi kurriz të jetës si kufomë

dëgjoj n’ecje tretjen e shpirtit

me afsh malli në zemër gufon

rinia më vyshket, ah, duke pritur

dhe guri pëlcet nga vapa

e zemra ime lëngon në acar

as me gjumë dhe as me barëra

s’mund të shuaj dot këtë mall.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:28 pm

LOJË ROLESH

Kur u ngritën të munduarit

t’kërkojnë një djep shprese

në Europë, të civilizuarit

ju mbjellin intriga e vese

llomotisin fortë ministrat

bëjnë orgji në ahengje

për të tjerët mure ngrisin

dhe i shembin për vete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:28 pm

LETËR VENDLINDJES

Njerëz të vendit tim

bijtë e këtij populli trim

po jua shkruaj këtë letër

unë, i juaji në mërgim

Të gjithëve atje në fshat

ju kam në shpirt e zemër

mërgimi fuqinë ma mori

po më shtyp si rrasë vorri

të lumtë ju për varfërinë

që punoni në tokën tuaj

dhe me nderë ruani shtëpinë

nuk marshoni në tokë të huaj

ndoshta më kujtoni ju mua

unë rroj me kujtimet e juaja

jam djegur e përvëluar

në këto toka të huaja.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:29 pm

ÇAST

Jeta është diç që ia vlenë

herë sjell lumturi herë dhembje

por udha ecjes nëpër jetë

gjithmonë pret një vdekje

vdekja shuan jetën

vallë, pse askush s’ia di,

ditën, çastin, vendpritjen

do përpiqem deri atë ditë

njerëzisht ta shijoj jetën

dhe në sy përgjithmonë

ta shikoj të vërtetën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:30 pm

ME MALLIN E LULEVE

E këputa një lule

dikund larg atdheut tonë

e afrova pranë kokës

por ajo s’kishte fare aromë

në tokën ku ajo rritet

edhe këto lule i thonë

por ajo e kish pasur vlerën

vetëm kurorë për kufomë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:30 pm

DO TË KTHEHEM

Me zemër të plagosur

botës i rashë rreth e çark,

lëshoi kushtrimin tokë e plagosur,

i gjallë ose i vdekur do të kthehem prapë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:31 pm

DIELLI

Këmbëzbathur ecjes

shtigjeve me gurë

në drejtimin tënd

nuk u smbrapsa kurrë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:31 pm

TOKA IME

E mbërthyer

të duhen si buka

dritë dhe diell

te ne dielli lind

atje lart nga mallet

për tek shqiptari

vdes dhe ringjallet…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Today at 11:44 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

"ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Poezi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum