www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:17 pm

First topic message reminder :

LETRA E NËNËS

Radhët i kishte shkruar

me lotët e saj

liqe i pafund

përmallimi

i derdhur nëpër fjalë

ata lot,ai mall

i saj,i përjetshëm

më djeg kahdo si zjarr.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit

AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:33 pm

KOSOVA

Tankset bënin tribunë

pas tyre korbat e zi

por shpirtin shqiptar

nuk e mposhtën kurrë

me tërë atë egërsi

Kosova nuk vritej

nga urrejtja barbare

ajo ngritej flamur kuq e zi

në secilën zemër shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:33 pm

TOKË E SHQIPEVE

Kosova e plagosur rëndë

ndër dhëmbë shtrëngonte dhimbjet

korbat ëndërronin vetmevete

thoshin –ta marrim Lindoren

e ndajmë në dysh

e kryqëzojmë në kryq

dhe pastaj Tetovë e Ulqin

kështu të lozin me gjakun tim

një gjë nuk e kuptonin korbat

se tokat janë tonat

ngado ku sulen Shqiponjat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:34 pm

KËNGËN QË E PRITA

E nisa këngën e ndaluar

mbi hirin e shtëpisë sime

ore zog i mirë

nesër, sërish do ngritet kulla

e ti eja, mbi pullazin tim

kudo i lirë

dhembjen në palcë

dhembjet në asht

do i shërojmë patjetër

kur këndojmë bashkë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:34 pm

ANOMALI

Si dje

si sot

mbjellin dhembje

nëpër glob

vërshojnë si lumenj

flasin nëpër kongrese

çmime Nobel

ndajnë për paqe

shtiren si shumë të urtë

mbjellin kudo vdekje

përhapin kahdo luftë

si dje

si sot

mbjellin tragjedi

nëpër glob.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:35 pm

PËRGJIGJE NDAJ ATDHEUT

Rendin trimat

nga mërgimi

nëpër rrugët

të larë me gjak

bashkë me Xhevën, Fehmi trimi

n’Dardani të mbrojë çdo prak

Fehmi Lladrovci jam unë

pushka top ju bëftë ju bisha

bëhen prush e digjen flakë

veç Atdheut t’i kthehet drita.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:35 pm

DROJË

Druaj se djalli

me xixa stralli

na vizaton yllin

mu në mes balli

vijnë pastaj hijenat

të grisin egër pelenat

e foshnjeve t’palindura

këta këlyshë popi

soj sorollopi

që pijnë gjak populli

shekulli dot s’i ngopi

në këtë rreth harkor

të këtij rrugëtimi mizor

vetëm lëmshi i fatit

na ka mbetur në dorë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:36 pm

NJË DITË KUR TË KTHEHEM

Kur të kthehem një ditë

nga ky mall i ndyshkur

do të mbjellë ca lule

përmbi varrin e gjyshit

në male e nëpër fusha

do të bëj verime

do ta puth dhe baltën

kudo në tokën time

do ta shfryej dhe mallin

që gjatë më dogji flakë

në ndeja me babain tim

dhe me t’dashurën, nënën plakë

ta shuaj etjen time

që më ka përvëluar

atje nën hijen e shelgut

atje te ujëftohti krua

në mes njerëzve të mi

prore gjithmonë do qëndroj

kam me u djegë, me u shkri

dhe kurrë më vendin s’e lëshoj.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:36 pm

AMANETI I ATDHEUT

Njëra-tjetrën e shkelin stinët

dhe vjen një vit e shkel tjetrin

rrudhat në ballë e kokëthinjur

bredhin rrugëve, mërgimtarë

te praku lamë nënat e motrat qyqe

zogjtë të trembur bredhin vendeve tjera

shtëpitë atërore dikund mbuluar n’ferra

fole lumturie

jashtë atdheut nuk ka

kjo tokë e premtuar

në kokë na ka shpërla’

koha e atdheut lëngon

me dhembje me rënkim

dhe varret e t’parëve tanë

lëshojnë amanetin për kthim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:37 pm

MALL PËR T’MITË

Në vetmi duke u errur

në vetmi duke u gëdhirë

ndërmend ju kam, njerëzit e mi t’mirë

se ç’po më djeg një mall për ju

si trung me zgavër mbetur n’këtë strehë

mendje e zemër më rrinë atje, në atë fole

në këtë tokë s’po më ngrohë as dielli

jetoj kohë të trishtuar dhe tash sikur dje

më ndihmoni t’kthehem përgjithmonë në Atdhe.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:37 pm

GJENIUT TË SKENËS

(A.Moisiut)

Moisi i miri, Moisi or’ burrë

ti, aktori ynë i madh, s’tretesh kurrë

se nderë e nam t’dha nëna yte, Kavaja

aktor Europe me vepra zulm -mëdhaja

që nga rinia aktrimin e deshe

erdhe nga Shqipëria mu në mes Trieste

me vete more traditat e Durrësit t’lashtë

ti gjeni i skenës që studiove në Grac

me Jozef Kaincin, aktor dhe mik

ti arrite kulmet e artit skenik

interpretove Hamletin, Fedian,Romeon

se harrove kurrë, veç e nderove Atdheun

Në Vjenë, Berlin,Nju Jork

i trande skenat kudo aktrove

tashmë trupi në Lugano pushton përjetë

Moisi, ti rrënjë e shqipes, aktor i aktorëve.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:38 pm

KTHETRAT E VARFËRISË

Plagë dhembjesh në shpirtra

shpresa të humbura n’çdo stinë

cep më cep trojeve tona

dhembje t’ashpra që zemrat ngrinë

n’rendje drejt Evropës

me dorën e shtrime

në vend të lëmoshës

tek ndeshesh me krime

ah, njomëz, moj varfanjake

me t’tëndin, eh, t’bukurin shtat

vetëm për hir të një kafshate

ti ndeshesh me ndotësin në shtrat

ata që kënaqin epshet

s’janë tjetër veç një qelbësirë

sulen mbi shtatin tënd të freskët

Ah, ç’tmerr ky, moj varfanjake e mirë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:38 pm

PENDIM I THELLË

Çdo lot që ka derdhur, nëna për mue

janë ngrirë n’shkrepa, ndër male e n’gurë

vështirë me prit’ ndonjëherë me u gëzue

sepse loti i nënës s’të lë të qetë kurrë

sa male e fusha i kam kaptue

aq larg vendlindjes aq larg shtëpisë

me pas dit’ kështu se ka me u pendue

as një hap jashtë portës unë s’e kisha nis’

vetëm zemra e nanës mundet me kuptue

sa është rropatur deri në rritje t’djalit

e në ditët e pleqërisë pranë mos me i qëllue

ndoshta s’mund t’ia gjej as gurët e varrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 3:39 pm

DHEMBJE

Zemrat mbeten pa dashuri

në thatësi tokat prehen

plot bar të egër

janë mbushur arat

plot vite pa gjumë, jetët

pleqët tek kujtojnë me mall

kohën e vjetër e t’shkuar

fëmijët rrisin shtatin

duke pritur n’takim t’atin

ndoshta t’gjitha kështu

fati i paska shkruar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 5:00 pm

Shum poezite bukura ,por ipaske hap ne rubriken "lajmerimet nga staffi " andaj po i bart tek poezit.FLM per mirkuptim

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Tue Aug 17, 2010 10:26 pm

flm,po kam qen pergjumshem oj mike,syfyrit nuk ma ka rrok mire kamera
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Wed Aug 18, 2010 7:04 pm

hauhauhauh shaban e kuptova haha Kush punon gabon ..te lumt per poezit qe po na sjell

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: "ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI   Today at 12:09 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

"ME MALLIN E LULEVE"SHABAN CAKOLLI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Poezi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum